Varrosen te gjalle kamerierin bien burgimet e perjetshme per te akuzuarit

Varrosen te gjalle kamerierin, bien burgimet e perjetshme per te akuzuarit

Gjykata e Matit shpalli fajtorë dhe dënoi shtetasit Përparim Boja me 25 vite burg, Luis (Astrit) Boja me 17 vjet burg dhe Fation Cani me 15 vite burg, të akuzuar për "vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Matit, këta shtetas akuzohen se kanë vrarë Fatjon Barmeta, ngjarje e ndodhur më 22 nëntor të dy viteve më parë në Klos. Prokuroria në pretencën e saj, kërkoi dy burgime të përjetshme për dy autorët, Përparim Boja dhe Fation Cani, ndërsa u kërkua 25 vite burg për Luis Bojën, vëllanë e Përparimit. Mirëpo gjykata ka vendosur të ul dënimet dhe të dënojë autorët e një prej ngjarjeve më të frikshme të ndodhura në vendin tonë, vetëm 57 vite burg. Fajton Barmeta, djali i vetëm i një familjeje, u gropos i gjallë dhe u tha se qëndroi i gjallë për rreth 48 orë nën zhavorr, ndërsa trupi i pajetë i tij, u gjet vetëm pasi policia arrestoi Luis Bojën, i cili u detyrua të tregonte gjithçka kishte ndodhur me personin që kishte shërbyer si kamerier në lokalin e tyre në Klos.

Policia bazuar në dëshminë e Luisit, arriti të vinte në pranga edhe shokun e tyre Fation Cani, ndërsa Përparim Boja u arrestua rreth 48 orë pasi ishte vënë në pranga vëllai i tij. Ndërkohë që Luisi kishte marrë përsipër të gjithë aktin makabër, në zyrën e njërit nga oficerët e policisë gjyqësore, ku pritej të ridëshmonte, shikon vëllanë e tij, teksa deklaronte publikisht në mediet vizive se vrasjen e kishte kryer Luisi pasi ai kishte dijeni se Fatjon Barmeta kishte ngacmuar kunatën e tij dhe se vetë Përparimi nuk kishte dijeni për krimin. Në atë moment, Luisi reagon ashpër duke i rrëfyer oficerit të Policisë se në fakt gjithçka e kishin kryer Përparimi, vëllai i tij dhe Fation Cani, shok i ngushtë i vëllait, ndërkohë që ky vetëm kishte kryer transportin e viktimës për në bregun e Matit për ta varrosur. Sipas hetimeve, rezultoi se autorët e masakrës nuk kishin patur dijeni se viktima e tyre në momentin e varrosjes ka qenë i gjallë.

Pas hetimit intensiv të ngjarjes, prokuroria vendosi që të dënonte Përparim Bojën dhe Fation Canin me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg Luisin. Mirëpo gjykata në vendimin e saj, ka marrë parasysh dëshminë e gruas së Përparim Bojës, e cila ka pranuar para Gjykatës se viktima Fajton Barmeta e ngacmonte herë pas herë. Ajo nuk kishte mundur ta duronte më dhe iu kishte treguar Përparimit dhe Luisit. Në fakt, pas vrasjes, policia e Burrelit bëri me dije se Përparimi kishte zbuluar mesazhe në telefonin e gruas së tij të dërguara nga një person me emrin Fation. Por në momentin që ka pyetur gruan që kush ishte personi, ajo iu ka thënë se ishte kamerieri. Dyshimet e policisë kishin të bënin me faktin që gruaja enkas kishte ngatërruar emrat, pasi dyshohej se mesazhet kanë qenë të shokut të bashkëshortit të saj. Megjithatë dëshmia e saj, ka rezultuar kundër viktimës. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama