Varufakis Dorehiqem nga posti i ministrit nese greket votojne pro ne referendum

Varufakis: Dorehiqem nga posti i ministrit nese greket votojne pro ne referendum

Nëse grekët të dielën në referendum do të votojnë pro masave të kërkuara nga krditorët, të hënën unë do të dorëhiqem. Kështu është zotuar ministri i Financave, Janis Varufakis në një intervistë për Blumberg. Më tej ai është shprehur se beson që grekët nuk do t’i mbështesin këto masa kursimi, ndërsa ka thënë: “Preferoj të pres njërin krah se të firmos një marrëveshjen e cila nuk merr përsipër ristrukturimin e borxhit të Greqisë”.

 

Një ditë më parë Varufakis shkruajti në Tëitter 6 arsyet përse grekët duhet të votojnë kundër në referendum. Në një sondazh të publikuar sot nga gazeta Kathimerini, 47% e grekëve janë pro masave të kursimit që duan kreditorët, ndërsa 43% janë kundër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama