Vasili Punonjesit e bashkise dhe ujesjellesit pjese e protestes

Vasili: Punonjesit e bashkise dhe ujesjellesit, pjese e protestes

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili f0li sot për protestën e realizuar nga Partia Demokratike. Ai theksoi se protesta u braktis nga demokratët e vërtetë të PD-së, ndërsa pjesë e saj u bënë vetëm punonjësit e ujësjellësit dhe Bashkive Tiranë e Kamëz, që ishin të detyruar të merrnin pjesë.

“Demokratët bojkotuan masivisht mashtrimin dhe manipulimin, duke i bërë thirrje ndërgjegjes së shëndoshë qytetare dhe duke i qëndruar larg protestës. Ne mirëkuptojmë pjesëmarrjen e punonjësve të ujësjellësit dhe të bashkive Tiranë e Kamëz, të cilët ishin të detyruar të merrnin pjesë, për shkak të imponimit që iu është bërë”, tha Vasili, njëkohësisht nënkryetar i LSI-së.

Në një prononcim për mediet, Vasili përmendi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili, nuk foli në protestën e sotme të opozitës. Por kjo gjë, tha Vasili, do të rregullohet në Kuvend pasi, kryetari i Kuvendit do t’i japë atij fjalën në parlament, sa herë që do të flasë për politikë.

“Për sa i përket doktorit, Meta e priti në Kuvend, edhe në zyrën e tij. Në miting, Berishës nuk iu dha mundësia të fliste, dhe me sa duket nuk do t’i jepet me. E vetmja mundësi është që Berisha të flasë për politikë në Kuvend, kur t’ia japë fjalën Meta”, tha Vasili.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama