Vasili Zgjedhjet e 2017-s PS dhe LSI serish ne koalicion

TIRANË, 27 Tetor/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili,në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", mbrëmjen e së hënës deklaroi se edhe në zgjedhjet parlamentare të 2017-s Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë sërish në koalicion me Partinë Socialiste.

"Ne (PS dh LSI) jemi një skuadër që formon një mazhorancë shumë të madhe, që në dimensionin e saj është realizuar vetëm në zgjedhje dramatike si në 1992-n apo 1997-n. Mazhorancë si kjo kaq e madhe, që realizohet në një proces normal, nuk kemi pasur. Si e tillë, ka impenjime të mëdha edhe të përgatitet për të hyrë në zgjedhje. Kjo frymë na çon në 2017-n", deklaroi Vasili.

I pyetur rreth zërave në media për probleme në koalicionin e majtë qeverisës, kreu i grupit të LSI-së, mohoi diçka të tillë.

"Unë kam dëgjuar vetëm një qëndrim konstruktiv dhe të bindur të Ramës tek një aleancë që ai beson dhe ku e ka mbështetur gjithë peshën e madhe të qeverisjes. Në asnjë deklarim të tij publik nuk ka lënë të kuptojë që ka probleme me mazhorancën. Rama ka qenë dekurajues në drejtim të kësaj hullie, ku përgjithësisht media shqiptare është përpjekur të intrigojë", theksoi Vasili në intervistën e tij. /a.s/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama