Vatikani është vendi i vetëm në botë ku janë ruajtur dorëshkrimet më të hershme dhe më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Në Bibliotekën e Vatikanit, përveçse ndodhen dorëshkrime të rralla të shkruara nga figura të rëndësishme të historisë së krishterimit, gjendet gjithashtu edhe një koleksion i dorëshkrimeve të rralla kineze që janë mbledhur nga eksploruesit e hershëm papnor.
Drejtuesit e kësaj biblioteke po e shohin rolin e teknologjisë në një dritë të re, pasi kanë vendosur që të digjitalizojnë me dhjetëra mijëra dorëshkrime të rralla dhe shumë të rëndësishme për historinë e njerëzimit. Shumë dokumente të rëndësishme, dorëshkrime e tekste që përmbajnë tema jo vetëm fetare nga shkrimtarë të kohëve shumë të vjetra do të digjitalizohen. Do të duhen përafërsisht 50 milionë euro dhe disa dekada për të përfunduar të gjithë këtë project.