Vazhdojne protestat e shofereve te furgoneve qeveria nuk terhiqet

Vazhdojne protestat e shofereve te furgoneve, qeveria nuk terhiqet

Shoferët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga nisma për të ndaluar transportin e udhëtarëve me furgonët kombi me arsyetimin e qenies rrezik i shtuar për aksidente me pasojë të vdekur e të plagosur Në Shqipëri vazhdojnë protestat e shoferëve të furginëve kombi të njohura si shërbi i i transprotit taksi “8+1” për numrin e ulësve të pasagjerëve.


Protestat i kanë kaluar 10-12 ditët në qytete të ndryshme, ku prijnë Korça, Elbasani dhe Vlora.


Shoferët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga nisma për të ndaluar transportin e udhëtarëve me furgonët kombi me arsyetimin e qenies rrezik i shtuar për aksidente me pasojë të vdekur e të plagosur.
Në Elbasan sindikata e shoferëve të taksive “8+1” veçoi si të domosdoshme heqjen e masës së vendosur nga qeveria të kthimit pa udhëtarë të furgonëve nga vendi i nisjes.


Sindikata thotë se kjo masë rëndon shumë të ardhurat dhe gjendjen ekonomike të familjeve.


Sindikalistët dyshojnë se masat e qeverisë lidhen me favorizime të subjektve të tjerë apo siç thanë “nuk nuk do të lejohet që ministrat të bëjnë monopole”.


Sipas shoferëve protestues duhet luftuar informaliteti, por jo mjetet e licencuar dhe që kjo kategori, pra të licensuarit, të kthehen në punë pa kufizime.


Mirëpo, zëvendëministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani tha se tha se qeveria kërkon vetëm zbatimin e një ligji që ndoënse është në fuqi prej 14 vjetësh, vazhdon të shkelet.
“Cilin vendim të qeverisë kërkojnë që të shfuqizojmë?”-i kërkoi përgjigje zoti Manjani sindikalistëve.


“Kjo qeveri nuk ka nxjerrë asnjë vendim që po ndalon taksitë. Qeveria po kërkon vetëm të zbatohet ligji që ka 14 vite që shkelet. Taksitë të punojnë sipas rregullave, për të cilat janë licencuar. Furgonët taksi të transportojnë udhëtarë sipas rregullave. As sindikalistët dhe as politikanët të mos mbështesin informalitetin”-tha zëvendëministri.


Qëndrim të njejtë mbajti edhe Policia e Shtetit, që në një deklaratë theksoi se në zbatim të detyrimeve ligjore, si dhe në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe disiplinimin e trafikut në territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve ka ushtruar kontroll lidhur me respektimin e kërkesave ligjore nga drejtuesit e automjeteve në fushën e transportit publik:


“Theksojmë se masat e marra nga strukturat e Policisë Rrugore, përfshirë dhe ato për transportin e udhëtarëve me mjetet 8+1, janë në përputhje të plotë me ligjin.Konkretisht, në nenin 37 të ligjit nr.8308, datë 18.02.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar, është përcaktuar që transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar”.


Policia tha gjithashtu se është përcaktuar, që mjeti taksi, kur kryen shërbim jashtë territorit të rrethit ku është regjistruar, në kthim mund të marrë udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të tij.
“Për shkelje të kësaj dispozite, Kodi Rrugor (neni 85 pika 3) parashikon përveç masës me gjobë, tërheqje të lejes së qarkullimit dhe konfiskim të mjetit.Sipas nenit 86 pika 6 të Kodit Rrugor, shërbimi në linjë me një mjet që nuk është i caktuar për një shërbim të tillë, siç është rasti me mjetet 8+1, është i ndaluar”-thuhet në deklaratën policore.


Duke iu përmbajtur vlerësimit se ligji i vitit 1998 dhe aktet e tjerë janë në fuqi, mjetet për transport udhëtarësh me numër vendesh mbi 8+1, klasifikohen autobusë dhe leja e transportit për autobusë mund t’u lëshohet vetëm enteve publike, sipërmarrësve (shoqëritë e transportit që në aktet e themelimit, kanë objektin e veprimtarisë transportin e udhëtarëve).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama