Vdekja e Karelit nga torturat ne burg Prokuroria greke leshon 8 urdher-arreste

Vdekja e Karelit nga torturat ne burg, Prokuroria greke leshon 8 urdher-arreste

Prokuroria greke ka bërë gati tetë fletë-arreste për gardianët, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar vdekjen Ilia Karelit. Mediat greke theksojnë se prokurori i çështjes ka ngritur padi për tre vepra penale kundër institucioneve përgjegjëse, por edhe ndaj personave të veçantë. Paditë kanë të bëjnë me torturë ndaj personit, torturë me pasojë vdekjen dhe dhunë e rëndë fizike, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të lëshohen edhe mandat-arrestet.

Sipas hetimeve përgjegjësia bie mbi burgu e Nigritës, atë të Malandrinos si dhe mbi komisariatin e policisë në Seres. Çështja fillon të sqarohet pas dëshmisë së një zyrtari në burgun e Nigritës, i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Hetimet janë përqendruar në burgun e Nigritës, pasi dyshohet se pikërisht në ambientet e këtij burgu është rrahur brutalisht i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli.

Mediat greke ndërsa citojnë burime nga Prokuroria, bëjnë me dije se dyshohet se kanë qenë gardianët e burgut të Nigritës ata të cilët kanë vendosur “drejtësi’” në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së oficerit të burgut Jorgos Tsironis , në 25 mars, në burgun e Malandrinos. Megjithatë hetimet do të ketë edhe ndaj punonjësve të burgut të Malandrinos , ndaj komisariatit të policisë në Seres dhe për oficerët që shoqëruan Karelin drejt burgut të Nigritës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama