Prova të reja sugjerojnë se Einstein kishte të drejtë, vdekja është një iluzion. Në besojmë në vdekje sepse jemi mësuar të shohim njerëz të vdesin. Gjithashtu sepse dimë se trupat tanë një ditë vdesin. Por biocentrizmi, një teori e re për gjithçka, na tregon se nuk mund të jetë fundi siç ne e mendojmë. Për shembull bëhet e qartë se përse hapësira dhe koha madje edhe materia varet nga vëzhguesi.
Gjithçka shohim- thotë teoria- është në varësi të ndërgjegjës sonë dhe nëse shohim motin dhe themi qielli është blu me një ndërhyrje gjenetike mund të na duket i gjelbër apo i vërdhë, ose të na lindë dëshira të bëjmë dashuri me disa bretkoca. Pra s’mund të shohim jashtë trurit tonë. Çdo eksperiencë lind nga truri juaj. Sipas biocentrizmit koha dhe hapësira nuk janë gjërat e forta dhe të ftohta siç ne mendojmë. Sipas kësaj teorie pavdekësia nuk do të thotë se do të jetojmë gjithmonë por që do të jetojmë jashtë kësaj kohe, të cilën aktualisht se perceptojmë dot.