Vdes Pitkini aktori i huaj me popullor tek ne gjate diktatures

Vdes Pitkini, aktori i huaj me popullor tek ne gjate diktatures
Komediani britanik Norman Wisdom, aktori shumë popullor në Shqipëri ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në moshën 95 vjeçare. Familja e tij thotë se ai ka qenë me shëndet të dobët prej disa muajsh. I lindur në një familje të varfër, Wisdom u bë një nja aktorët më të dashur të filmave komik në Britani në vitet 1950 dhe 1960.

Roli që ai luante me veshjen tradicionale me kapele beze dhe xhaketë që ishte shumë e vogël për të, u bë shumë i dashur për publikun. Në mendjen e tifozëve kanë mbetur rastet kur ai binte në puseta, bllokohej në dyert që silleshin apo kur rrëzonte tabakatë me pjata. Britaniku Norman Wisdon ishte tejet popullor në Shqipëri, ku arriti të bëhej një figurë kulti. Filmat e tij ishin të vetmet komedi nga perëndimi të lejuara nën diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës.

Ëisdom më pas u bë një portret i televizionit britanik. Ai luajti role dramatike dhe nuk i mungoi as skenës në Broadëay por as Hollivudit. Ai ka vizituar dy herë vendin tonë, ku është pritur si një hero dhe është përshëndetur nga shumë fansë.

Në vizitën e fundit, gjatë ndeshjes së Anglisë në stadiumin "Qemal Stafa", Pitkini eklipsoi edhe David Beckhamin, pjesë e skuadrës në atë kohë. Pjesë e karrierës së tij kanë qenë edhe albume me këngë, mes të cilave një këngë kushtuar Shqipërisë me titull "Big in Albania" (I madh në Shqipëri).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama