NJU JORK, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Këngëtari britanik, Joe Cocker, karriera e të cilit shtrihet përgjatë katër dekadave, ndërkohë që do të kujtohet veçanërisht për këngën “You are so beautiful”, vdiq në moshën 70-vjeçare, njoftoi sot agjenti i tij.
Me origjinë nga Sheffieldi, Joe Cocker vdiq dje në mbrëmje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Ai ka qenë pa asnjë dyshim këngëtari më i madh i muzikës rock dhe soul në Britaninë e Madhe”, komentoi agjenti i tij Barrie Marshall me anë të një komunikate./ a.jor.