Një statujë bronzi e zotit grek, Zeus, u shit për 225 mijë dollarë australianë (147 mijë sterlina). Ajo ishte lënë mënjanë në një raft nga pronari i saj, i cili nuk e dinte se ajo ishte një kryevepër e Rilindjes. Australiani Denis Warrington-Fly e kishte blerë këtë statujë 60 centimetra në vitin 1970 për më pak se 200 dollarë australianë. Por ai nuk ia kishte idenë se çfarë kishte blerë. Vlera e vërtetë doli në pah kur ai vdiq dhe statuja doli në ankand. Australiani i kaloi vitet e fundit të jetës në mjerim, pasi nuk paguante dot faturat. Një mik i tij tha: “Është vështirë të imagjinosh se çfarë mund të kishte bërë ai me paratë nëse do e dinte se ajo gjë vlente aq shumë”.