Për shkak të temperaturave të ulëta një roje nate ka humbur jetën në një lokal në kryeqytet. Policia thotë se se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit në një lokal në rrugën e Kavajës, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Mësohet se roja është gjetur i pajetë në vendin e punës nga bashkëshortja e tij. Sipas ekspertëve, viktima dyshohet se ka pësuar infarkt për shkak të të ftohtit.