Veliaj Aplikimet per pune deri me 15 maj

Veliaj: Aplikimet per pune deri me 15 maj

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe Kryeparlamentari Ilir Meta ishin sot të pranishëm në Panairin e Punës, ku prezantuan sërish Fondin e Punësimit. Në fjalën e tij ministri Veliaj vlerësoi panairin e punësimit,  duke shtuar se afati i fundit i kompanive për aplikimet për programet e punësimit do të jenë të hapura deri më 15 maj. Ai tha se risia tjetër është se aplikimet mund të bëhen edhe online, ndërsa shtoi se përgjigjet do të dalin brenda 10 ditëve

 

"Dua të informoj për procedurat për aplikimet, ato do vazhdojnë deri 15 maj, pra kjo vlen për çdo kompani që do aplikojë për programet. Ne i kemi shkurtuar afatet e nxjerrjes së përgjigjeve dhe kjo do të bëhet më 25 maj në mënyrë transparente. Kemi pasur një bisedë me Metën për një program të veçantë për të stimuluar punësimin në zona të thella, me të njëjtin program. Për ata që e kanë të pamundur, mund të aplikojnë online, shkp.gov.al." - tha Veliaj.

 

Veliaj më tej i bëri apel opozitës që të ndërmarrë iniciativën të tilla ku të punësohen njerëz dhe jo të bëjë akuza.

 

"Do ishte e pandershme nëse nuk i referohem edhe kritikave të bëra dje, ka një dallim mes kësaj që po bëjmë ne dhe organizimeve të festave të 1 majit. Pse nuk mund të organizojë opozita, bashkia, SHQUP-i një panair që të punësojë, mos 6000 të paktën 600, mos 600 të paktën 60 ose të paktën 6 njerëz. Ndaj unë jam shumë krenar për këtë panair" - u shpreh ministri Veliaj.

 

Meta tha se me vëmendjen që qeveria i ka dhënë formimit profesional, ka hapësira për punësim edhe në fusha të cilat ofrojnë paga të larta, edhe pse nuk janë “punë zyre”, citon "shqiptarja.com".

 

“Nuk mund të bëhemi të gjithë juristë, filozofë, sepse tregu i punës ka nevojë për të gjitha profesionet, në fusha ku paga është më e lartë se edhe në administratën shtetërore. Asnjëherë më parë formimit profesional nuk i është dhënë kjo vëmendje. Ne po përgatitemi për të arritur nivele të reja në tregun e punës për të përmbushur kushtet që kanë nevojë investitorët. Jam i bindur që politika dhe prioriteti për punësimin do të japë rezultate. Unë shikoj punësime sepse duke qenë në ndjekje të vazhdueshme të iniciativave të qeverisë, me sipërmarrësit, për të luftuar cdo burokraci jo cdo hallkë të tepërt që tkurr energjitë, jam i bindur që shumë shpejt do të kemi shumë vende të reja pune”, - u shpreh kreu i Kuvendit. 

 

Meta sqaroi dhe arsyet e ndërmarrjes së reformave të “forta” nga ana e qeverisë dhe vëmendjen e vecantë ndaj biznesit fason.

 

“Qeveria është më e përkushtuara në drejtim të punësimit gjatë këtyre 24 viteve, qeveri e cila vërtetë ka qenë e detyruar të ndërmarrë disa reformat ë forta, por për të frenuar rënien e thellë ekonomike të vendit, për të larë borxhet e pashlyere nga ana e shtetit me qëllim rimëkëmbjen e vendit. Shpesh ka dhe kritikë pse merremi kaq shumë me biznesin fason, por ne merremi sepse është një biznes kryesori si punëdhënës në Shqipëri, sepse në një kohë të shkurtër është e mundur për të shtuar shumë shpejt vende pune, dhe kosotoja punëtore është më e realizueshme. Por s’do të thotë se do të kufizohemi tek aktivitetet e tjera. Në zemër të modelit ekonomik ka prodhimin, ka eksportet, dhe natyrisht punësimin e qendrueshëm dhe në rritje”, -tha Meta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama