Veliaj Arsimi profesional do te coje vendin perpara

Veliaj: Arsimi profesional do te coje vendin perpara

Rreth 30 mësues dhe instruktorë të shkollës profesionale Sali Ceka dhe 9 shkollave të tjera profesionale në vend, janë çertifikuar nga ekspertë zviceranë si dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në kuadër të programit Arsimi profesional dhe të mësuarit bazuar në projekte. Projekti është financuar nga Zvicra AlbVet nëpërmjet një trajnimi ku ka prezantuar të mësuarit e bazuar në projekte tek një rrjet shkollash dhe ka reformuar tërë trajnimin e nevojshëm për fushën termo hidraulik, si një nga fushat e para profesionale që ka kryer një reforme të plotë të arsimit profesional. Programi AlbVet është pjesë e ndërhyrjes së bashkëpunimit zvicerian në arsimin profesional dhe ka kontribuar me sukses në reformën e një pjese të madhe të sistemit AAP në Shqipëri.

Ministri Erion Veliaj deklaroi se ka ardhur momenti që ata që kanë zanat do të ecin përpara. Shohim një mbingarkim diplomash në universitete, ku tregu nuk ka nevojë dhe në muajin shtator ne duhet të bëjmë diferencën për të gjithë ata prindër dhe fëmijë që duhet të marrin vemdime dhe vendimi më i pjekur është arsimi profesional. Gjithashtu, dua ti bëj një apel të gjithë bizneseve në Elbasan që të përdorin fondin e punësimit. Elbasani është një nga zonat më të privilegjuara, ka një fond më të madh nga zonat e tjera dhe kjo do të thotë për të stimuluar ata që duan të punësojnë njerëz të rinj, pasi ne e kemi bërë shumë të lehtë. Cdo biznes për çdo njeri që punëson do të ketë katër rroga të paguara nga ne që të sigurohemi që punësimi zgjat gjatë të gjithë vitit, madje do të kenë të garantuara edhe sigurimet shoqërore për një vit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama