Veliaj Buxheti per 2015 100 milion $; hartimi vendimarrje e komunitetit

Erion-VeliajFoto-Flor-Abazaj-1-246x200Tiranë, 6 Nëntor /ATSH/ - Bashkia e Tiranës i është kthyer traditës së kohës kur drejtohej nga Edi Rama, kur buxheti i saj konceptohej mbi bazën e nevojave që çdo njësi komunitare prezanton në takime të hapura publike.

Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj në takimin e parë me këtë qëllim, të zhvilluar në njësinë nr .7, bëri të ditur se deri në hartimin prërfundimatrë të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015, do të ndalohet në 24 stacione për të diskutuar me komunitetin, në mënyrë që investimet të adresohen tek problematikat më të prekshme e më të ndjeshme nga qytetarët.

Ai vlerësoi kthimin e kësaj tradite si ndarje me praktikën ku prezantohej një buxhet përrallor, në shifra stratosferike, në një kohë kur realizimi ishtë larg çdo pritshmërie.

Veliaj deklaroi se buxheti i Bashkisë së iIranës për vitin 2015, është planifikuar të jetë 10 miliard lekë ose 100 milion $...../b.k/ /a.g/ vijon


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama