TIRANË, 11 Gusht /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nje status të tij në Facebook, shprehet se "Çdo ditë nga një punë! Nisën riparimet provizore tek Piramida dhe parku përreth. Ju lutem na ndihmoni ta mbajmë pastër. Ditët më të mira për Tiranën i kemi përpara! ?#?BASHKE ?#?TiranaNëPunë".
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj në statusin e tij social, ju bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për të mbajtur pastër qytetin tonë Tiranën, si dhe ilustron postimin e tij me një foto të piramidës që ka nisur riparimet pjesore të saj.
/f.n/