TIRANË, 12 Gusht /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në kuadër të lirimit të shesheve dhe hapësirave publike i ka dhënë fund rrobave të përdorura në zonën e Brrylit dhe në ditët në vijim në zona të tjera të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj nëpërmjet postimit të statusin e tij social Facebok, sjell në vëmendje nëpërmjet ilustrimit të fotove nisjen e punës për lirimin e hapësirave publike dhe rikonstruksionin e sheshit të Brryli në kryeqytet, si dhe imazhe të dengjeve me rroba të përdoruara që kanë pushtuar sheshi.
"Mirëmengjes Brryli! Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t'i mbajmë pastër ju lutem! ?#?TiranaNëPunë"", shprehet kryetari i Bashkiasë së Tiranës Veliaj.