Veliaj Konkurs nderkombetar per landfillin e Sharres investime per nje kryeqytet evropian

Veliaj-per-buxhetin-e-Vaqarrit-dhe-Kasharit-(1)TIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2016 për njësitë administrative të Kasharit dhe Vaqarrit.

Kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh se "Janë disa projekte që kanë rëndësi për gjithë Tiranën dhe nuk janë specifike për një zonë të caktuar. Ajo që ne kemi propozuar është ta dyfishojmë bulevardin, por jo për sheshe ndërtimesh e pallatesh. Projekti që sot nuk quhet më projekti i Bulevardit të Ri, por projekti i Parkut Qendror, sepse propozimi ynë është që disa hektarë të zonës së bulevardit të kthehen në parqe për qytetin", tha Veliaj.

Përsa i përket projekteve të mëdha, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se "projektbuxheti parashikon mbështetje financiare për vepra të tilla si, Bulevardi i ri, si pjesë e Parkut Qendror të Lumit të Tiranës, Unazën e Vogël, sheshi Skënderbej, Parkut të Liqenit apo Pazari i Ri".

Veliaj-per-buxhetin-e-Vaqarrit-dhe-Kasharit-(2)Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ndal në mënyrë të veçantë te projekti i Unazës së Vogël dhe sheshit "Skëndërbej", për vetë faktin se me këto dy projekte synohet që të lehtësohet trafiku i makinave në qendrën e qytetit. Ky projekt synon që një zonë e tërë, siç është sheshi qendror, të kthehet në një hapësirë vetëm për kalimtarët. Ndaj, kryebashkiaku Veliaj tha se vitin tjetër do të vijojnë punimet e ndërprera disa vite më parë për ndërtimin e Unazës së Vogël, ndërsa ka informuar se sapo të ketë mbaruar ky segment, do të nisin punimet për sheshin "Skëndërbej", për të mos krijuar probleme me trafikun e makinave. "Nga viti tjetër do të nisin punimet te sheshi Skënderbej, por vetëm pasi të ketë mbaruar Unaza dhe të jetë lehtësuar trafiku, në mënyrë që sheshi të kthehet i gjithë në hapësirë pedonale", u shpreh Veliaj.

Lidhur me investimet konkrete në dy njësitë administrative, bashkia ka parashikuar për Kasharin një buxhet prej 250 milionë lekësh, ndërsa për Vaqarrin 80 milionë lekë. Në Kashar parashikohet ndërtimi i një shkolle të re në zonën e Unazës së Re, rikonstruksion i rrugëve Ismail Qemali dhe Abaz Ermenji, Yzberisht, ndërtimi i trotuareve në rrugën Kasëm Shima dhe Skënderbej, rikonstruksioni i rrugës "Beshku", fshati Mëzez-Fushë, vazhdimi i punimeve në ndërtimin e bulevardit të Kasharit dhe disa rrugëve të tjera.

Gjithashtu, parashikohen punime për ndërtimin e tribunës të fushës së sportit në fshatin Mëzez-Kodër, si dhe do të bëhet aplikimi për financim të Parkut të Liqenit të Kasharit. Pjesë e investimeve në këtë njësi do jenë dhe vendosja e sistemit të ngrohjes në çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Ndërsa në Vaqarr janë parashikuar zgjidhja e problemit të transportit publik me përfshirjen në Masterplanin e Transportit, rehabilitimi i 7 shkollave të kësaj njësie, si dhe sigurimi i ngrohjes për stinën e dimrit, si dhe një sërë punimesh të tjera publike. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama