TIRANË, 5 Gusht /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon interesimin e vecante për përgatitjen e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit për të pritur nxënësit, parashkollorët dhe vogëlushët në shtator.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, është gjendur sot ne shkollën "Dhora Leka" ku vazhdon puna për rikonstruksionin e saj dhe ka deklaruar se tashmë bashkia e Tiranës do të përgatise ambientet e mësimdhënies për të gjithë nxënësit, parashkollorët dhe vogëlushët e çerdheve.
"Në shkollën 9 vjeçare "Dhora Leka". Nis puna për përgatitjen e shkollave dhe kopshteve për në shtator. Punë me tre turne për të qenë në kohë për vogëlushët. ?#?TiranaNëPunë", shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj, në statusin e tij Facebook si dhe sjell një set fotosh nga kantieri i punës në kete shkollë. /a.ke/