Kreu i grupimit G99 ishte i ftuar në ceremoninë e Përurimit të Barak Obamës si Presidenti i 44 i SHBA-ve. Veliaj është njohur si mbështetës i Obamës gjatë dhe pas fushatës elektorale, si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij "Guximi për të shpresuar". Veliaj, i cili ka qenë i pranishëm dhe në Konventën e Demokratëve në Denver, si dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes G99, do t‘i dhurojnë Presidentit Barak Obama librin e tij në shqip "Guximi për të shpresuar", një best-seller në Shqipëri, botim i shtëpisë botuese "Dudaj". Përveç betimit, pritet që Obama t‘i adresojë popullit amerikan fjalimin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, do të zhvillohet edhe parada festive e Inaugurimit të Presidencës së re, e cila këtë herë do të ketë si moto: "Të rinovojmë Premtimin Amerikan".
Gazeta: Shqip