Veliaj ne Keshillin e Europes Mbeshtesim rezoluten per zgjedhjet lokale ka ende pune per te bere

keshilli_i_europes_823320-616x350TIRANË, 21 Tetor/ ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot në Këshillin e Europës, në një diskutim për Shqipërinë dhe qeverisjen lokale se "këto zgjedhje ishin pa tensione".

Veliaj gjatë fjalës së tij tha se "mbështesim rezolutën për zgjedhjet lokale por kemi ende për të bërë në drejtim të qeverisjes. Sigurisht, që ishtë një moment shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për Shqipërinë dhe një test për demokracinë. Reforma territoriale ishte kryesore në tërë reformat e ndërrmara. Dua të theksoj se Shqipëria po punon më shumë në drejtim të administratës publike dhe konkurse të drejta e me meritë për qytetarët".

Me tej, Veliaj gjatë raportimit për Shqipërinë tha se "kornizat për decetralizimin për funksionet e reja nuk është gjë tjetër veçse përmbushje e reformave por sigurisht që ka ende shume sfida pë të zbatuar reformat . Por ne kemi nënvizuar të gjitha pikat e progresit, por pavarsisht progresit që është bërë ka ende për të bërë, për të adresuar disa nga fushat më shqetësuese. Rekomandimet e Kongresit do të shërbejnë si udhërrëfim për autoritetet shqiptare".

Pëfaqësuesit e Këshillit të Europës vunë në dukje se "reforma territoriale për të reduktuar numrin e bashkive, përbën funksionin e parë që është ndërrmarrë në sistemin e ri por sipas tyre ka pasur një mungesë konsistence të ligjit të ri elektoral".

Po ashtu, sipas përfaqësuesve të Këshillit të Europës është vendosur që misioni do të vlerësojë këtë reformë dhe do të kontrollojë nëse reforma territoriale po funksionon mirë duke përllogaritur edhe burimet financiare.

Sakaq, është vënë në dukje se raportimi për Shqipërinë është i mirë edhe pse ka ende shumë për të bërë ende.

Në Këshillin e Europës u ngrit edhe çështja e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje duke u cilësuar si një hap përpara për nurmin e grave në këshillat bashkiakë por kjo çështje sipas tyre, duhej parë duke marë parasysh çështjen e grave dhe jo thjesht si përfaqësim në numër.

Ndërkaq, një tjetër çështje që u diskutua në Këshillin e Europës ishte bojkoti i opozitës për reformën territoriale.

z.t/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama