Vendet ku mund ta gjeni shpirtin binjak

Vendet ku mund ta gjeni shpirtin binjak
Nese puna juaj dhe mungesa e kohes se lire u pamundesojne qe te gjeni shpirtin binjak, mundohuni qe kohen tuaj te çmueshme ta perdorni ne disa nga aktivitetet e ardhshme te cilat do te mund ta lehtesojne kete “detyre te embel”. Ai i verteti ndoshta eshte duke te pritur ne afersi, por ju nuk keni kohe qe ta kerkoni. Ndoshta ajo qe duhet te beni eshte vetem te kerkoni vende “te verteta” dhe me kete ta shkurtoni kohen e kerkimit per “arin e fshehur”.

Restorant

Meshkujt e punesuar dhe te lire me se shpeshti nuk kane kohe qe te ziejne dhe pergatisin ushqim, keshtu qe e zgjedhin zgjidhjen me te lehte – hane jashte. Mundesoni vetes se paku njehere ne jave te dilni ne restorant ne dreka apo darke, pasi qe ndoshta pikerisht “zoteriu” juaj eshte i ulur ne tavolinen perballe jush.

Palestra

Meshkujt te cilet kujdesen per pamjen e tyre vizitojne palestrat. Ndersa eshte deshmuar se njerezit te cilat rregullisht merren me aktivitete fizike jane me te lumtur, shpirti i shendetshem ne trupin e shendoshe. Pra, derisa punoni ne formesimin e muskujve tuaj, mund te qelloni ne ate i cili eshte formesuar pikerisht per ju-duket mire, kujdeset per veten dhe eshte i lumtur.

Shetitja me qen

Shumica e meshkujve nga te gjitha shtazet me se shumti i duan qente. Shfrytezoni ditet me diell dhe dergojeni shtazen tuaj ne shetitje. Nese nuk keni qen tuajin, gjithmone merreni te mikut dhe beni sherbim edhe vetes edhe atij-arsyeja me e mire per fillimin e bisedes eshte interesi i perbashket-ne kete rast dashuria ndaj shtazeve.

Panairet e automobilave

Auto show eshte versioni mashkullor i revyse se modes-tempulli i mashkullit. Derisa shikoni se cilin automobil ta blini, mundeni ta gjeni edhe ate i cili do t’ju ndihmoje ne perzgjedhjen, por edhe ne parkimin e ardhshem.

Autolarja

Siç eshte edhe permendur, mashkulli dhe automobili kane “marredhenie te veçante”. Sikur qe femrave floket nuk munden gjithmone t’u duken te shkelqyeshme, gjene e njejte e mendojne edhe meshkujt per makinen. Per shkak te kesaj arsye autolarja per ta eshte destinacion i rendesishem. Por, edhe makina juaj ka nevoje per pasterti dhe shkelqim, apo jo?

Tregu i pajisjeve elektronike

Teknologjia dhe meshkujt, dashuri e perjetshme. Sikur qe pjesetaret e gjinise se bukur me kenaqesi ecin neper tregjet dhe shitoret e rrobave, gjinia mashkullore te njejten gje e ben me “lodrat” sikur qe jane telefonat celulare dhe kompjuteret. A jeni te sigurt e nuk u nevojitet celulare i ri, tastiere, apo madje mjeti me ngjyra per vendosjen e miut?

Terrenet sportive

Sallat sportive, stadiumet dhe qendrat e tjera te ngjashme jane vendet ku realizohen njohjet me te medha. Keshtu qe eshte koha qe te zgjidhni ndonje sport si hobi. Perveç qe do te jeni ne forme me te mire trupore, edhe zemra juaj do te mund te rrise numrin e rrahjeve per ndonje arsye tjeter.

Bibliotekat dhe librarite

Nese pelqeni qe te lexoni, bibliotekat dhe librarite nuk do t’ju gezojne vetem me ndonje njohuri te re, por se bashku me librin do te mund te fitoni edhe realizimin e romances per te cilen pikerisht keni lexuar ne librin tuaj te fundit. Dhe ne qofte se e ndani dashurine e perbashket per leximin dhe librat, biseda mund te filloje shume lehte.

Muzete, galerite dhe teatrot

Derisa rriteni me kulturen, artin mund ta perjetoni edhe ne planin e dashurise. Dhe ne kete menyre do te mundeni me ne fund te ndani mendimet per krijimet artistike me shpirtin tuaj binjake apo me diken i cili e kupton dashurine tuaj per artin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama