Vendet me te qeta te planetit

Vendet me te qeta te planetit
Keni para mjaftueshëm dhe po kërkoni një vend përrallor e të qetë për pushimet tuaja? Jemi mëse të qartë që shumica e shqiptarëve nuk do të kishin mundësi për të shkuar në zona të tilla, por ama sidoqoftë hidhini një sy listës së 10 vendeve më të qeta të planetit. Hartimi i listës është bërë nga faqja Tripadvisor, një rankim origjinal që prek edhe vende si Guinea.

1 – Rajoni i Jungfrau, Zvicër- Eshtë një qoshe e botës shumë larg zhurmës, qe ofron një natyrë tepër të qetë. Ka liqene më ujë të kulluar, në të cilët mund të lahesh. Pamja është e mrekullueshme dhe aty mund të gjesh paqe e të reflektosh për shumë gjëra.

2 – Lapponia, Finlandë - Atdheu i Babagjyshit të Vitit të Ri. Vendi është klasifikuar si pasuri dhe mbrohet nga UNESCO. Zona është e painfektuar nga dora e njeriut.

3 – Papua, Guinea e Re - Një ishull gjigant, i dyti në botë pas Groenlandës, që ruan ende zonat e fundit të paksploruara të planetit. Atje fauna nuk ka të krahasuar…gjen papagaj, pëllumba, si në asnjë vend tjetër.

4 – Bora-Bora, Polinesia franceze- Atje eshte vendi ku mund të notosh në sipërfaqen e ujit, me një maskë dhe syze deti që të lejojnë të admirosh mrekullitë koralore që të ofrojnë ishujt.

5 – Lugina e Loira-s në Francë – Keshillohen ekskursionet me biciklete, sidomos në pranverë ose në fillim të vjeshtës. I njohur si kopshti i Francës, në mes të natyrës fantastike ndodhen edhe abaci,katedrale dhe shumë kështjella të bukura.

6 – Seychelles – Zona ndodhet në Madagaskar dhe mbrohet nga UNESCO.

7 – Parku Kombëtar Jasper në Kanada – Ky është parku më i madh në malet shkëmbore kanadeze. Atje jetojnë disa lloj kafshësh tepër të rralla. Pushimet janë të qeta, por edhe me pak aventurë. Në brendësi ka ujëra termalë, liqene, ujëvara dhe luadhe.

8 – Parku kombëtar i vullkanit Arenal në Kosta Rika – Në aktivitetin e tij të plotë, vullkani Arenal arrin deri në kuotën 1600 metra. Që prej vitit 1968, mali ofron pamje spektakolare, sidomos natën. Në park ekzistojnë zona termale, falë këtij vullkani.

9-Ishulli i Jugut në Zelandën e Re – Mund t’ia mbathni në anën tjetër të botës dhe të vizitoni Ishullin e famshëm, ku do të gjeni ambiente argëtuese, por edhe të qetësoheni dhe pushoni.

10. Butan – Shteti i vogël, një monarki kushtetuese, gjendet në kufi më Kinën dhe Indinë. Në këtë vend mund të gjeni botën antike dhe misterioze ku spiritualiteti lindor dhe madhështia e maleve janë padronë të vërtetë.Udhëtimi në këtë vend shoqërohet me një qetësim të shpirtit, meditim dhe reflektim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama