Vendi i kontrasteve turizmi ne Shqiperi Nje shesh ndertimi me potencial

Vendi i kontrasteve, turizmi ne Shqiperi: Nje shesh ndertimi me potencial
Vendi i kontrasteve, turizmi në Shqipëri: Një shesh ndërtimi me potencial. Kështu titullohet një shkrim i zviceranes, http://www.swissinfo.ch e cila flet për “Shqipërinë Turistike.” Që në fillim, shkrimi thekson se edhe pse numri i vizitorëve drejt vendit tonë është në ngjitje, ende nuk mund të flasim për një pikë të nxehtë turistike.

“Shqipëria, e mbyllur për dekada të tëra, e hapur për vizitorët vetëm në 20 vitet e fundit, është duke u përpjekur për të promovuar veten si një destinacion turistik.”- thekson Gaby Ochsenbein, i cili raporton nga Tirana.

“Shqipëria nuk është ende në radar, por me bregdetin e saj mahnitës, historinë e saj, rrënojat e lashta, malet dhe natyrën e saj të virgjër tregojnë se ata ka një potencial të madh”- shprehet ambasadori zviceran në Tiranë, Alexander Witteer.

Mund të ketë potencial, vijon shkrimi më tej, por ajo ka reputacion të keq. Gjithçka lidhet me korrupsionin, kriminalitetin dhe gjakmarrjen. Ndaj nuk është çudi, që për momentin nuk është i preferuar si destinacion, edhe pse i ofruar nga dy kompanitë e mëdha zvicerane, Kuoni dhe Hotelplan.

“Kur i pyetën se pse, ata thonë se ka pak kërkesa. Shumica e vizitorëve shkojnë për një shtëtitje të veçantë, turne kulturore ose arsimore. Megjithatë, numri i zviceranëve që kanë vizituar Shqipërinë ka pësuar rritje, nga rreth 6,000 në vitin 2005 në më shumë se 40,000 vitin e kaluar”- thuhet më tej në shkrim.

Rritja e madhe e vizitorëve vitet e fundit ka ardhur nga fqinjët, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por mund të shihen edhe turistë nga Greqia, Italia, Gjermani apo Polonia, që zakonisht janë grupe turistike. Herë pas herë, vijon shkrimi, mund të ketë edhe ankorime afatshkurtra në rivierën shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama