Vendi më i rrezikshëm në shtëpi? Është tualeti, të paktën për sa i përket rrëshqitjeve. Këtë e shpjegon edhe një raport i “Centers for Disease Control and Prevention” në Atlanta, SHBA: çdo vit rreth 10% e të rriturve përfundojnë në urgjencë pas rrëzimit në banjë dhe prej këtyre një përqindje e vogël shtrohen edhe në spital. Ky është një problem shqetësues, konfirmuar gjithashtu nga të dhënat e mbledhura, ku thuhet se një në dy persona është viktimë e një incidenti mes mureve të shtëpisë, konkretisht në banjë, duke e larë atë, ose duke ndihmuar ndonjë familjar. Shumë raporte të tjera tregojnë se rrëshqitjet në banjë janë nga më të rrezikshmet dhe më të rëndat: shkaktojnë 46% të shtrimeve në spital dhe janë përgjegjëse të vdekjeve në 69% të rasteve. “Tualeti nuk është i vetmi vend i rrezikshëm, për shkak të dyshemesë së rrëshqitshme”, thotë koordinatori i dokumentit. Duke u mbështetur edhe te të dhënat përtej oqeanit e ato kombëtare, ato që rrëshqasin e vriten në banjë, dy në tri raste, janë gra. Arsyeja? Sepse nuk kanë muskuj, kanë më shumë masë kockore, elementë të cilët duke u bashkuar me jetën sedentare i bëjnë më të prirura dhe më të dobëta përballë të tilla traumave. Siç mund ta imagjinoni, më të goditur nga incidentet në banjë janë të moshuarit: kurba e viktimave fillon të rritet pas 65 viteve; pas moshës 85-vjeçare, duket pothuajse e pamundur që të mos gjesh dikë që nuk është vrarë mes lavamanit dhe dushit.
Pajisjet hidrosanitare më të rrezikshme
Dushi dhe vaska janë pajisjet hidrosanitare më të rrezikshme. Këto dy pajisje janë përgjegjëse në dy të tretat e rrëshqitjeve. Momenti kritik është dalja nga dushi ose vaska, sepse me këmbët e lagura ka më shumë gjasa të ndodhë një rrëshqitje mbi dysheme, sesa në momentin kur hymë për t’u larë. “Viktimat e dushit dhe vaskës” janë më tepër të rinj nën moshën 25-vjeçare. Arsyet e rrëshqitjes janë nga më të ndryshmet, për shembull, për shkak të një humbjeje ndjenjash të papritur. Autorët e raportit amerikan shtojnë se rrëshqitja në banjë mund të ndodhë edhe për shkak të ndonjë gllënjke alkool të kthyer me miqtë. “Ende nuk kemi prova konkrete për këtë të fundit”, thekson Judy Stevens, epidemiologe amerikane, e cila ka redaktuar dokumentin në fjalë. Të moshuarit 85 vjeç e lart, rrallëherë mund të vriten duke hyrë ose dalë nga vaska, ndoshta sepse shumë prej tyre ndihmohen nga fëmijët kur kryejnë të tilla nevoja. Të dhënat amerikane na tregojnë se në një të tretën e rasteve, viktimat dëmtohen më tepër në trup dhe gjymtyrë, me thyerje ose shembje.
Të moshuarit
Të moshuarit rrëzohen kryesisht gjatë natës, kur zgjohen për të shkuar në banjë, sepse pasi kryejnë nevojat personale përpiqen të ngrihen ngadalë dhe shpesh ndodh të humbasin ekuilibrin e të bien. Por ka edhe nga ata që marrin qetësues për të fjetur dhe nuk janë të ndërgjegjshëm kur ngrihen nga krevati. Edhe në këto raste rrezikojnë që të rrëzohen e të lëndohen. Problemi është se pjesa më e madhe e të moshuarve marrin rregullisht benzodiazepinë për të fjetur dhe tek ata, ky qetësues e vështirëson edhe më shumë faktin e qëndrimit drejt, prandaj rrëshqitjet mund të kenë edhe pasoja fatale. Për të ulur rrezikun e rënieve, duhet ta mbani të rregullt banjën e të moshuarve: të shmangni rrugicat e vogla në formë rrethore e katrore me thurje nga poshtë sepse janë të rrëshqitshme mbi pllaka. Të vini një sipërfaqe të parrëshqitshme në vaskë ose mbi pllakën e dushit. Vini disa doreza mbajtëse me ngjitje që t’i ndihmojnë të moshuarit kur të lëvizin; mund t’i vendosni pranë lavamanit, dushit dhe bidesë.
Duhet të dini se jo vetëm rrëshqitjet ndodhin në banjë. Me këtë të fundit kanë lidhje edhe incidentet e ndryshme të energjisë elektrike, që ndonjëherë janë fatale, sepse bashkëpunëtor është prania e ujit. Për këtë arsye duhet që lidhjet elektrike të jenë sa më larg ujit; lavatriçja duhet të jetë të paktën 60 centimetra larg vaskës dhe dushit; kaldajat ose ngrohësit e ujit larg dushit dhe asnjëherë mbi vaskë. Kur bëni banjë, dushin duhet ta hiqni gjithmonë nga priza.