Vendim i gabuar do na penalizoje shume

Vendim i gabuar, do na penalizojë shumë

Arsen Venger është një nga trajnerët që identifikohet me investimin te talentet e rinj. Gjatë viteve të tij tek Arsenali ka nxjerrë nga akademia shumë yje të futbollit.

wenger1Por, me daljen nga Europa të Britanisë, kjo do ta pengojë, pasi nuk do të ketë më mundësi që të transferojë lojtarë të moshave 16-18 vjeç.

"Unë mendoj se është një lëvizje e gabuar, sepse nuk mund të rritet cilësia duke menduar apo punuar vetëm me veten tonë. Kemi nevojë për të shkëmbyer kultura, pasi kjo na ndihmon që të jemi më të fortë

. Nuk besoj se ka pasur impakt negativ fakti që kemi mirëpritur të huaj, u kemi dhënë ndihmë dhe më pas kemi marrë kontributet e tyre. Futbolli sigurisht që do penalizohej në mënyrë dypalëshe", deklaroi trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama