Pas vendimit të KAS-it për lënien në fuqi të vendimit të UEFA-s, vendim që parashikon dënimin e klubit të Skënderbeut me një vit nga kupat e Europës, ka reaguar edhe klubi i Partizanit duke kërkuar që Federata Shqiptare e Futbollit të marrë masa.
Në njoftimin e publikuar pasditen e së mërkurës, "të kuqtë" shprehin keqardhjen e tyre që asnjë nga klubet shqiptare nuk do të përfaqësohen në Ligën e Kampionëve.
Reagimi i plotë i klubit të Partizanit:
"Pas zyrtarizimit te denimit te KF Skenderbeut, per paracaktim te rezultateve, referuar vendimit te sotem te CAS, klubi i Partizanit pret nje qendrim nga ana e FSHF-se, duke pare edhe reagimet qe kane mbajtur Federata te tjera demokratike te Europes, ne raste te ngjashme.
Sot, futbolli shqiptar u njollos zyrtarisht nga organizmat drejtuese te futbollit ne kontinent.
Ndihemi te hidheruar qe asnje ekip shqiptar nuk do perfaqesohet ne Champions League, per shkaqe anti-futbollistike",-thuhet në njoftimine Partizanit.