Vendimi ndertuesit informale perfitojne 12 here me shume se pronaret
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Qeveria i hapi rruge legalizimit te 400 mije m2 dhe demshperblen pronaret vetem me 34 mije
Nisur nga siperfaqja e madhe e tokes qe kalon ne pronesine e poseduesve te ndertimeve pa leje, duket se ky vendim i fundit do te lere te kenaqura shume familje, te cilat kane pritur te marrin pronesine ne truallin ku kane ndertuar pa leje. Por teksa procesi i legalizimit ecen me shpejtesi, procesi i kompensimit te pronareve reale te tokes ka nje hap teper te ngadalte. Dje qeveria vendosi qe perkrah legalizimeve te radhes, te shpalle nje vendim i cili i hap rruge kompensimit financiar te pronareve te cilet kane ne pronesi reale keto parcela, ne qarqet e Tiranes, Durresit, Dibres, Vlores dhe Elbasanit. Por keta pronare do te demshperblehen vetem per nje siperfaqe te zene prej 34 mije metra katrore me nje vlere rreth 300 milione leke. Nga perllogaritja e te dhenave vetem per vendimet e marra dje ne fushen e pronave, duket se qeveria ka prioritet rritjen e numrit te familjeve qe legalizohen dhe jo kompensimin financiar te ish-pronareve te cilet i posedojne realisht keto siperfaqe toke.
Legalizimi
Ndonese procesi i legalizimeve ishte parashikuar fillimisht nga qeveria “Berisha” se do te zgjaste deri ne vitin 2012, procesi po vijon duke perfshire legalizimin e objekteve te cilat jane ndertuar ne menyre te paligjshme gjate tre viteve te fundit. Keshtu, ne vazhden e ketij procesi, Keshilli i Ministrave vendosi te miratoje kalimin e rreth 2000 parcelave te reja te familjet, te cilat kane ndertuar shtepi dhe objekte te tjera ne menyre informale. Vendimi i qeverise perfshine 12 qarqet e vendit dhe pjesa me e madhe e siperfaqes se tokes qe kalon ne pronesi te individeve qe legalizohen i perkasin Qarkut te Tiranes. Po keshtu dhe ne Tirane, Keshilli i Ministrave mori vendimin te legalizoj 191 parcela me siperfaqe rreth 40 mije m2. Vendimi i qeverise ngarkon Agjencine e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale per kryerjen e procedurave te kalimit te pronesise se parceles ndertimore te objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndertimit pa leje.
Pronaret
Qeveria mori dje dhe nje vendim ne favor te pronareve te trojeve mbi te cilat eshte kryer procesi i legalizimit. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, pronaret e pasurive te paluajtshme, per siperfaqen e zene nga ndertimet informale do te shperblehen ne vlere te plote, per siperfaqen 34 mije m² toke truall, me vlere te pergjithshme 307 milione leke. Por ne menyre te herepashershme pronaret jane shprehur se kompensimi financiar per pronaret e tyre eshte teper i paket, krahasuar me numrin e larte te personave qe perfitojne legalizim e trojeve ne te cilat kane ndertuar ne menyre informale.
Siperfaqet e legalizimeve te radhes:
Tirane -38.925.41 m²;
Durres – 81 588,00;
Shkoder- 98 339,80 m²;
Lezhe- 12 569,80 m²;
Berat, – 12 543,64 m²;
Fier, – 43 312,92 m²;
Korçe, -6 621,38 m²;
Diber, -3 412,30 m²;
Elbasan, -47 797,20 m²;
Gjirokaster, -15 610,70 m²;
Vlore, -43 988,50 m²;
Korçe -9 513,25 m²;
Te dhena:
17 mije hektare toke kane kaluar te ndertuesit informale
7 hektare toke kane perfituar ne vlere monetare ish-pronaret
Nisma
Qeveria, akt normativ per lirimin e banesave te ish-pronareve
Qeveria miratoi dje nje akt normativ i cili siguron lirimin e banesave te ish-pronareve nga ana e qytetareve qe jetojne ne to. Dy jave me pare Berisha premtoi se ishte e patolerueshme qe ende ish-pronaret nuk kishin te drejten te jetonin ne keto banesa dhe vetem dje Keshilli i Ministrave i hapi rruge miratimit te aktit. Ne kete kuader ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri kerkoi zbatimin me rigorozitet dhe pergatitjen e te gjitha agjencive pergjegjese per zbatimin e aktit, pasi sipas tij, per kete çeshtje eshte tejkaluar çdo limit. Nga ana tjeter, Kryeministri beri te ditur se qytetaret qe jane strehuar ne banesa te shpronesuara do te kene te drejten e perfitimit te kredise me zero interes dhe qeveria do te marre persiper pagesen e interesave bankare. Kryeministri u beri thirrje qytetareve qe ne nje akt moral, t’i lirojne keto banesa. “Te nderuar qytetare qe banoni ne banesa te shpronesuara, konfiskuara apo shtetezuara nga regjimi diktatorial, nuk mund te vazhdohet me tutje. Duhet me çdo kusht t’u lirohen shtepite dhe ky akt normativ imponon lirimin ne afatin e caktuar, me te gjitha mjetet e ligjit, te baneses. Sikunder jepet kredi me zero interes per ju, per strehim. Qeveria ka vendosur te marre persiper te paguaje interesat bankare per ju. Do te ishte shume e preferuar qe ky te ishte nje akt, ne te cilin te mos kishte nevoje te nderhyje forca e ligjit per zbatimin e tij, por te ishte forca e moralit qe do te bente qe ai te zbatohej me shpejtesi. Perndryshe ligji do te zbatohet”, theksoi Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Vendimi i Keshillit te Ministrave shoqerohet nga nje fature financiare prej dy miliarde lekesh
Qeveria demshperblen familjet e 470 ish te perndjekurve politike
Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin qe i hap rruge demshperblimit financiar per 470 ish te denuar politike te regjimit komunist. Sipas vendimit te djeshem, perfitues nga procesi i demshperblimit financiar jane dy kategori, ajo e te denuarve politike me burg dhe kategoria e atyre ish te perndjekurve, te cilet jane ekzekutuar nga regjimi komunist i kohes. “Vendimi percakton masat e demshperblimit per te tjere te denuar politike, te cilet kane vuajtur denimin e kryer ne burg, si dhe per familjaret e viktimave, te denuar me denim kapital, kerkesat e te cileve kane permbushur kriteret ligjore te percaktuara ne ligjin 9831 te vitit 2007”, theksohet ne kete vendim. Kostoja financiare e demshperblimit per te dyja kategorite eshte ne masen e rreth dy miliarde lekeve dhe pritet te terhiqet nga familjaret ne javet dhe muajt e ardhshem. “Shuma e llogaritur transferohet ne nje llogari speciale ne Banken e Shqiperise. Pagesa e demshperblimit per secilin perfitues behet nga Ministria e Financave, ne llogarite personale te ketyre perfituesve, te hapura ne bankat e nivelit te dyte, te perzgjedhura sipas nenit 33, te ligjit nr.9831, date 12.11.2017, te ndryshuar. Ngarkohen ministri i Drejtesise dhe ministri i Financave per zbatimin e ketij vendimi”, theksohet ne vendimin e djeshem te qeverise. Shtresa e ish te perndjekurve politike ne nje pjese te madhe eshte shprehur se ndihet e lene pas dore nga ana e qeverise, per shkak te vonesave ne procesin e demshperblimit financiar te tyre.
Efektet financiare do te perballohen nga buxheti i ketij viti per pagat
Berisha rrit pagat e punonjesve te institucioneve te sigurise
Qeveria mori dje vendimin per te rritur pagat e grupit kryesor te punonjesve, te cilet kujdesen per sigurine ne vend. Keshtu dje Keshilli i Ministrave vendosi te beje nje rritje te lehte te pagave, te punonjesve te cilet jane pjese e Policise se Shtetit, Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, te Gardes se Republikes, Policise se Burgjeve, Policine e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi dhe po keshtu per punonjesit e Sherbimit Informativ te Shtetit. Nje tjeter kategori e perfshire ne rritjen e pagave ishte dhe ajo e nepunesve te autoritetit te Aviacionit Civil. Ky vendim i marre dje pritet te hyje ne fuqi ne muajin shtator dhe pason vendimin e qeverise per rritjen e pagave dhe te pensioneve ne te gjithe vendin. Pavaresisht se rritjet e pagave dhe pensioneve ne shume raste jane simbolike, shpesh keto vendimeve te qeverise kane shqetesuar autoritetet financiare nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi, nisur nga efektet e krizes ekonomike qe po kalon Shqiperia. Gjithsesi, kreu i qeverise Berisha ka theksuar se ai do te vazhdoje rritjen e pervitshme te pagave dhe te pensioneve per aq kohe sa te jete ne pushtet. Ne vendimet e djeshme theksohet fakti se efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, do te perballohen nga fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit per rritjen e pagave, per vitin 2012.
Kategorite qe perfitojne:
Policia e Shtetit
Sherbimi i Kontrollit te Brendshem,
Garda e Republikes,
Policia e Burgjeve,
Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi
Sherbimi Informativ i Shtetit