Vendimi/ Gentian Muca u pezullua per 1 vit Apeli i ul denimin

Vendimi/ Gentian Muça u pezullua për 1 vit, Apeli i ul dënimin

Komisioni i Apelit pranë FSHF ka ulur dënimin për futbollistin e Tiranës, Gentian Muça, nga 1 vit në 6 ndeshje.

Untitled-12

Qendërmbrojtësi u dënua nga Komisioni i Disiplinës rreth tri javë më parë me 1 vit pezullim, për shkak të fyerjeve drejtuar ndaj klubit të Partizanit në stadiumin 'Selman Stërmasi'.

Pas derbit me Partizanin, Muça u shfaq në një video duke thënë fjalët: "Tirana! Mbyteni morrin e kuq! Mbyte Beogradin! Mbyti komunistat!"

Më pas, Komisioni i Disiplinës e pezulloi futbollistin me 12 muaj për nxitje të urrejtjes në publik. Bardheblutë e ankimuan këtë vendim pranë FSHF-së dhe Komisioni i Apelit vendosi që dënimi ndaj tij të jetë me 6 ndeshje.

"Lojtari i K.F Tirana, Gentian Muça, per ofendim ndaj nje grupi personash , bazuar ne Nenin 57/a te KDS pezullohet per 6 (gjashte) ndeshje nga aktiviteti dhe me gjobe ne masen 100.000 (njeqind mije) leke. Lojtari i KF "Tirana", Gentian Muca, paralajmerohet se ne rast perseritje te shkeljeve, masat displinore do te pershkallezohen",-thuhet në vendimin e Komisionit të Apelit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama