Vendoret Kryemadhi Nuk kandidoj ne Tirane

Vendoret, Kryemadhi: Nuk kandidoj ne Tirane

Monika Kryemadhi thotë se nuk ka asnjë plan për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës përkunder zërave që shikojnë atë si përfaqësuesen e koalicionit PS-LSI për kryeqytetin.

Kete rrefim deputetja e LSi e beri ne emisionin “Wake Up” duke mbyllur përfundimisht historinë e një kandidimit.

“Po përfitoj nga rasti edhe për herë të parë të prononcohem për këtë gjë. Ka shumë djem dhe vajza të tjera, shumë të mirë që mund të kontribuojnë për Bashkinë e Tiranës. Sigurisht që unë jam deputete e Qarkut të Lezhës dhe ajo që duhet të them është që Tirana meriton shumë vajza dhe djem të tjerë. Nuk do kandidoj për Bashkinë e Kryeqytetit absolutisht”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka shpjeguar arsyet pse nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar se Kryeqyteti më shumë se sa për një politikan, ka nevojë për një administrator të mirë.

“Jo se nuk e marr përsipër por unë mendoj që u duhet dhënë mundësia edhe të tjerëve. Nuk ka nevojë të njihet Monika. Unë mendoj që Tirana ka nevojë për një figurë që të njihet dhe që të jetë një administrator shumë i mirë i Tiranës. Bashkia e Tiranës nuk ka nevojë për politikanë. Bashkia e Tiranës ka nevojë për administrator të mirë, që ta bëjë Tiranën ashtu siç e meriton, ta kthejë në një qendër ballkanike për kulturën, artin dhe shumë gjëra të tjera”, tha Kryemadhi.

Zgjedhjet për pushtetin vendor do të mbahen në 21 Qershor të këtij viti, datë e dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani./


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama