Vendosja e portreteve te Hoxhes e gabuar

'Vendosja e portreteve te Hoxhes, e gabuar'

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta dënoi praninë e portreteve të ish-diktatorit Enver Hoxha, gjatë ceremonive për festimin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit. I pyetur në emisionin “Zonë e Lirë”, z.Meta u shpreh i vendosur se qeveria e majtë PS-LSI është e distancuar nga veprimet e nostalgjikëve komunistë.

 Ilir çfarë ka ndodhur, se kemi kohë pa folur bashkë. Gjatë gjithë kësaj kohe, unë që të njoh mirë në të gjitha situatat që nga 94 kur punoja dhe mbuloja Partinë Socialiste, në atë kohë ju keni qenë numri dy i PS-së ?

Në atë 5-shen kryesore. Kemi kaluar shumë mirë ,sepse atëherë ju e dini se ishte shumë e vështirë të merreshe me politikë, më e vështirë se sot, njëkohësisht edhe me gazetarinë. Bashkë edhe me miqtë tanë të përbashkët. Jo se kanë humbur ato kohë, ndoshta edhe ne tani, nuk jemi aq të ri sa ç’ishim, kemi më shumë angazhime, detyrime.

Si po e përjeton “look”-un e ri, formën dhe përmbajtjen e re?

Shumë mirë, kam shumë ankesa. Shumë veta më thonë që jo kaq shumë kile, shto ca kile, por jam i qetë, sepse mamaja ime më thotë je shumë mirë dhe a ke mundësi të biesh pak më shumë.

 Ilir kam një surprizë për ty (vendosen disa foto të Enver Hoxhës në sallë)..

Ju bëni si të doni, unë nuk kam frikë nga fotot.

Si është puna, a është e vërtetë që Ilir Metën që nga ky moment në çdo përvjetor për Çlirim e Shqipërisë dhe të veteranëve, nuk do të shohim më fotot e Enverit nga mbrapa. A ka mundësi që një ambasador amerikan, qoftë ky Arvizu, të detyrojë Ilir Metën dhe shokët e tij të partisë dhe të partive të tjera sigurisht, Edi Ramën, që të mos ketë më Enver nga mbrapa?

Do më lësh pak kohë që të shpjegohem, pasi ju më bëtë goxha surprizë. Derisa ju i mbanit me aq shumë entuziazëm ato foto, një porosi e kanë marrë ato. Unë thashë që nuk kam frikë nga portretet. Së dyti duhet të kemi parasysh, që e gjithë kjo është një histori absurde deri diku edhe qesharake, por edhe tragjike në një farë mënyre, sepse është një situatë që nuk ka lidhje me realitetin e sotëm. Madje nuk ka lidhje as me festën e çlirimit. Absurde, tragjike është për ata që dalin me këto portrete, sidomos nëpër evenimente të tilla, si këto që ju po jepni dhe akoma më tepër të tjerë, që nëpërmjet këtyre portreteve përpiqen që të eklipsojë dhe të zhvlerësojnë çlirimin e Shqipërisë në 29 Nëntor, ngjarje madhore e cila ka të bëjë me fatet e ekzistencës së Shqipërisë si shtet dhe me shumë element të tjerë pozitiv për shtetin dhe për kombin tonë. Me pak fjalë nuk ka lidhje qëndrimi ndaj portreteve, i imi apo i imi dhe jam i sigurt edhe për Edi Ramën apo me drejtues kryesor të Partisë Socialiste.

Deri në 44 ju keni thënë pak ditë më parë, kur kjo ndodhi takimi me Arvizun, ambasadorin amerikan, Enver Hoxha nuk njihej si komandat i LANÇ, nuk mund të indetifikohet me asnjë individ sepse ishte popull e popullit shqiptar. Ishte luftë patriotike, mbarë popullore dhe çlirimtare. Ishte luftë që nisi me Mujo Ulqinakun që nuk ishte as komunist.

Si do bëhet në të ardhme, do t’i evitoni këto portrete ?

Ka dy elementë. Qëndrimi im është ky, 29 nëntori nuk është 16 tetori. Ka një ditëlindje për Enver Hoxhën për ata që e duan. Kjo është e gabuar. Është e gabuar për nostalgjikët e Enver Hoxhës. Sepse duke dalë Enver Hoxha në plan të parë përsa i takon luftës, kjo do të thotë, që ky të kthehet në debat ndarës për vlerat e luftës. Identifikimi me individin. Nuk është e ndarë, sepse lufta është një vepër e të gjithë popullit shqiptar. Është një vepër e padiskutueshme e komunistëve, sepse shumica e tyre dhanë jetën, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita Tutulani, Vasil Shanto, e kështu me radhë, ishin të tillë. Por është e të gjithë patriotëve shqiptarë, pasi Mujo Ulqinaku nuk ishte komunist, nuk i tha kush, nuk ishte krijuar as partia Komuniste, që doli e luftoi e dha jetën në 7 prill. Dhe shumë figura të tjera patriotike, nacionaliste etj. Kështu që vendosja e portreteve të Enver Hoxhës është një veprim shumë i gabuar edhe për përkrahësit e tij sepse e sposton vëmendjen nga vlerat e luftës që është e të gjithë populli shqiptar dhe që ishte në interes të popullit shqiptar në një debat që ishte diktator, s’ishte diktator, ishte luftë, s’ishte luftë. Së dyti nuk është veprim i logjikshëm dhe realist, sepse vazhdojnë akoma me kultin e individit, thonë që Enveri nuk bëri luftë. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo luftë do të bëhej, sepse kemi të bëjmë me ca konjuktura të tjera të raporteve ndërkombëtare. Së dyti e thamë rezistencën e 7 prillit. Kemi krijimin e çetave partizane në Pezë, në Skrapar e në shumë zona të Shqipërisë që kanë ndodhur më parë se sa të krijohen Partia Komuniste.

Cili është qëndrimi juaj personal?

Qëndrimi im personal është që këto portrete janë veprime absurde të atyre që i ngrenë sidomos në ceremoni shtetërore dhe zyrtare, që nuk kanë lidhje me ne dhe me gjithë filozofinë tone, përsa i përket luftës dhe vlerës së saj, sepse lufta i takon gjithë popullit shqiptar. Natyrisht jo atyre që bashkëpunuan me fashizmin dhe nazizmin. Tjetra është, që ne jemi për të ecur drejt një vlerësimi objektiv të historisë, pa ngarkesa, pa mllefe pa histerizma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama