Venger shopping ne Mynih 65 mln euro per Leven

Venger shopping në Mynih, 65 mln euro për Levën

Robert Levandovski është një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e verës. levandovskiGolashënuesi më i mirë i Bundesligës u përfol shumë për një akord me Realin, por ai lajm mbeti thjesht një thashethem dhe një dëshirë e parealizuar e presidentit madrilen, Perez.

Ndërkohë, në Mynih kanë mbërritur edhe sirena angleze. Gazeta "Mirror" ka zbuluar se menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka bërë gati ofertën për sulmuesin polak të Bajernit. Pavarësisht se Levandovski ka një kontratë deri në vitin 2019, "topçinjtë" tentojnë të joshin me çek të artë bavarezët.

Venger do t'i ofrojë 65 milionë euro Bajernit. Përveç sulmuesit, Venger interesohet si për mbrojtësin Benatia dhe talentin e Dortmundit, Julian Vajgl. Për qendërmbrojtësin maroken Mehdi Benatia interesohet edhe Roma. Shanset janë shumë të mëdha që mbrojtë- si i Bajernit të rikthehet në "Olimpiko" te Roma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama