Venizelos Greqia kerkoi dhenien e statusit per Shqiperine

Venizelos: Greqia kerkoi dhenien e statusit per Shqiperine

Athina zyrtare ka përkrahur në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë. Kështu bëhet me dije në një njoftim të ministrisë së jashtme grek, sipas të cilës ministri Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare.

 

“Gjithashtu, pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shqipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke”-njofton agjencia Amna.

Në njoftimin e ministrisë së jashtme greke shprehet gjithashtu gatishmëria e Greqisë për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje, me qëllim që të përmbushen kushtet që i janë vënë vendit fqin j nga BE.
Venizelos ka udhëzuar edhe ambasadorin grek në Beograd, që t’i shprehë qeverise serbe përgëzimet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, duke vlerësuar se ky zhvillim do të ketë ndikim pozitiv në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Venizelos, që e cilëson si “ngjarje historike” dialogun Prishtinë-Beograd, shpreh dëshirën të vizitojë kryeqytetin e Serbisë sapo Greqia të marrë presidencën e BE-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama