Ventura Ne katenaco? Atehere e beri edhe Franca ndaj Shqiperise

Ventura: Ne katenaço? Atëherë e bëri edhe Franca ndaj Shqipërisë

Xhampiero Ventura është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit. Para gazetarëve, trajneri i cili mundi De Biazin dhe Montelën në garën për të siguruar vendin e lënë bosh nga Antonio Konte, hodhi poshtë idenë e përgjithshme se Italia luan në mbrojtje, duke marrë për shembull një ndeshje të Shqipërisë në Europian.

ventura italia

"Unë shkova të shihja në Francë ndeshjen e të zotëve të shtëpisë kundër Shqipërisë. Kur Shqipëria ishte në zotërim të topit, francezit tërhiqeshin në gjysmëfushën e tyre. Nëse e shohim nga kjo pikëpamje, edhe ata kanë bërë katenaço.

Por nuk është kështu, ka një evoluim shumë të madh nga pikëpamja taktike e futbollit. Tashmë nuk ekziston më asnjë skuadër e cila nuk vendos minimalisht 10 lojtarë pas vijës së topit", ishin fjalët e Venturës.

France v Albania - Group A: UEFA Euro 2016

Trajneri i Italisë ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Euro 2016, jo për të ndjekur Francën, por për të parë përfaqësuesen shqiptare, e cila është rivale e të kaltërve në grupin kualifikues të Botërorit 2018.

Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Italisë më 24 mars të vitit 2017 dhe të dytën më 9 tetor të të njëjtit vit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama