Ventura spiunon Shqiperine ne stadiumin Velodrome

Ventura spiunon Shqipërinë në stadiumin Velodrome

Gazetat italiane kanë bërë të ditur se një prej personazheve të njohura në tribunat e stadiumit "Velodrome" të Marsejës ishte edhe Xhampiero Ventura, trajneri i cili pak ditë më parë u konfirmua si pasardhës i Antonio Kontes në stolin e Italisë.

Giampiero-Ventura-Torino2-e1458509176666

Sipas "La Gazzetta dello Sport", qëllimi i kësaj vizite nuk ishte për të shijuar Europianin, por për të parë më mirë se si luan Shqipëria, kundërshtare e Italisë në kualifikueset e Botërorit 2018.

Edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ishte kandidat serioz për stolin e Italisë, por në fund Federata Italiane zgjodhi t'i besonte Venturës këtë post.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama