Ventura trajner i Italise pas Kontes ja detyra e tij e pare

Ventura trajner i Italisë pas Kontes, ja detyra e tij e parë

Xhanpiero Ventura është trajneri i ri i kombëtares Italianë. Ai pritet të marrë drejtimin e skuadrës pas mbarimit të Europianit, pasi Konte do t'i dorëzoje stafetën.

13391004_1191612087524789_1673770755_nIsh-tekniku i Torinos do të jetë drejtuesi i stolit të Italisë për një periudhë 2- vjeçare. Kontrata e Venturës përfshin vetëm pagesën prej 1.3 milion eurosh dhe në rast kualifikimi në botëror nuk do të ketë bonuse për të.

Ndërkohë, detyra e parë "zyrtare" e tij duket se është vajtja në Francë dhe ndjekja nga afër e skuadrës të cilën ai do të drejtoj për dy vitet në vazhdim, pasi Antonio Konte do të lërë 'axurrët' për të drejtuar Çelsin në Premier Ligë.

Një ndër emrat e përfolur si trajner i mundshëm i Italisë ishte dhe tekniku i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi.

Ky i fundit ishte një ndër tri kandidatët e mundshëm për të drejtuar Italinë, por me sa duket presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavekio, zgjodhi ish-trajnerin e Torinos.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama