Vepra e Kristaq Rames ne zyren e Berishes
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Per shembull: nje peme qe ndodhet ne rrugen te cilen e pershkoni çdo dite, tanime nuk hyn fare ne syte tuaj, pasi e keni pare aq shpesh sa eshte bere pjese e vete rruges dhe e rutines suaj.
Sipas psikologeve, truri perzgjedh informacione dhe sipas gjithe gjasave ndonese ju i kaloni fare prane pemes, truri vendos te mos e perpunoje me ate informacion meqe nuk eshte informacion i ri. Kot nuk thone: “Shikon mendja, jo syri…” Keshtu, ndodh me shume monumente ne rruget, sheshet apo parqet e Tiranes. Nuk e besoni?
1- Bazorelievi mbi godinen e Kryeministrise, veper e Kristaq Rames
Nga vete natyra ironia mund te jete thelbesisht komike, por ne Shqiperi perpos saj, mund te jete ndonjehere edhe thelbesisht e hidhur! Pasi ka shkaktuar nje debat shume te forte mbi shembjen e Piramides, nje debat qe kohet e fundit ka trokitur dhe ne kancelerite europiane, kryeministri Sali Berisha duket se eshte i pari person qe vuan nga sindromi i fshirjes se imazheve rutine dhe shmangien e tyre nga mjedisi. Ose mund te vuaje nga nje sindrom tjeter qe ka lidhje me madhesite apo mungesa te tilla ne trupin e vet… shume e sqaruar kjo sindrome nga Frojd e qe ne vitin 1998 u riperdor ne kinematografi me filmin “Titanic”.
Themi kete te fundit sepse duket qarte qe priret te drejtoje vemendjen ndaj monumenteve madheshtore, qe zene hapesire shume (terren ndertimi?)… Sepse, fjala bie, pasi ka harxhuar aq shume energji per afreskun e Muzeut Historik qe donte ta shkaterronte e pasi beri te njejten gje me Piramiden duke shprehur keshtu nevojen per eliminimin e simboleve komuniste, si nuk i shkon mendja ndonjehere se ne fasaden e nderteses ku ai punon çdo dite, ka nje bazoreliev me simbole komuniste?
E keni pare edhe ju me qindra e me mijera here ate veper arti me te gjitha elementet e realizmit socialist. Por ngaqe ndodhet atje prej shume vitesh, eshte bere pjese e fasades dhe e perfytyrimit qe keni per Kryeministrine, aq sa nuk mund ta shikoni te veçuar. E shikoni, pse jo, njesoj siç mund te shikoni nje dritare te zakonshme te asaj ndertese…
Madje, njerezia me me shume vemendje shikojne sot se nga cila dritare kryeministri i vendit del here pas here per te provokuar protestuesit ne bulevard, e me pak, pothuajse aspak vemendje nuk i kushtojme bazorelievit qe ndonese eshte ne anen e djathte te nderteses, pra jo ne qender te fasades se saj, ze nje vend qendror ne konceptimin arkitektonik te saj.
E dini se kush e ka bere ate veper arti? Kristaq Rama! Babai i Edi Rames, te cilin kryeministri e ka shnderruar gjate gjithe keto vite ne nje personazh qendror me te cilin ka kerkuar te identifikoje opoziten “on-block”, si pasardhese shpirterore e kulturore te komunizmit…
Pikerisht Kristaq Rama eshte autor i atij bazorelievi, se bashku me skulptorin Hektor Dule. Ky i fundit, ende gjalle, kur e pyeten se me cila vepra te tij krenohet me shume, ka thene:
“Ne udhet e luftes”, e cila eshte ne Parkun e Liqenit Artificial;
“Permendorja e Luftes” ne Mushqeta, e cila i kushtohet shpartallimit te kolonave gjermane qe do te hidhnin ne ere Tiranen; “Monumenti i rezistences ne Durres” bashke me Fuat Dushkun; figura e Shqiperise ne hollin e Pallatit te Kongreseve, e cila eshte ne dimensione te medha, paraqet nje figure femre me flamurin qe i mbeshtillet rreth trupit; relievin e Skenderbeut ne Gjirokaster, me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se tij;
Relievi i Kryeministrise ne bashkepunim me Muntaz Dhramin, Shaban Haderin dhe Kristaq Ramen, e te tjera qe nuk me kujtohen”.
Do te ishte akoma me ironike, sikur pas ketij shkrimi Berisha te vendoste te hapte nje tjeter polemike e te bente nje tjeter “kurban” ne kuader te debatit per ruajtjen apo jo te trashegimise historike te periudhes komuniste…
2- Bunker mu ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”
Bulevardi eshte ndertuar para luftes se Dyte Boterore nga arkitektet italiane te kohes. Gherardo Bosio ishte i fundit nder keta arkitekte qe vuri dore ne godinat e bulevardit nga viti 1939-1941. Ishte pikerisht ky qe ndertoi edhe hotel “Dajtin” edhe vete seline e Kryeministrise qe permendem me lart. Por komunizmi do te linte gjithashtu gjurmet e veta.
Mund te kuptohet rendesia e, fjala bie, Pallatit te Kongreseve! Mund dhe te admirohet godina e Ambasades Ruse qe sot sherben si selia e Presidentit te Republikes apo e zyrave te Komitetit Qendror, nje arkitekture ruse dhe ajo qe sot sherben per mbledhjet e komisioneve parlamentare, mund te kuptohet gjithashtu nevoja per ndertimin e Piramides.
Po nevojen dhe rendesine per te ndertuar edhe nje bunker, nga ata tipiket shqiptare, mu ne mes te bulevardit, a ka njeri ta shpjegoje sot? Nuk e besoni se ka nje bunker betoni ne bulevard? Atehere, shikoni me vemendje kur te kaloni heren tjeter perballe hotel “Rogner”…
Sapo lini pas vetes godinen e zyrave parlamentare, pikerisht aty, ne trotuar ndodhet bunkeri. Aty ka qene gjithmone, por ngaqe bunkeret jane te shumte ne Shqiperi, ato jane bere automatikisht pjese e pandashme e mjedisit dhe e perceptimit tone viziv.
3. Ne te gjalle urreheshin, tashme ndodhen prane, por mungon dikush…
Nje monumental me interesant i varrezave ne Tirane, eshte padyshim ai i varreve te Vellezerve Frasheri ne kodrat e Liqenit Artificial. Jane te shumte ata qe e njohin ate kompleks, ashtu siç dine edhe varret e ushtareve te Komonuellthit ngjitur me ta. Po sa vete arrijne te dallojne se anash Frasherllinjve ndodhet edhe varri i Faik Konices?
Perveç ironise qe ky personazh i shquar i historise dhe kultures shqiptare u varros prane Frasherllinjve me te cilet kishte bere nje polemike te ashper sidomos per çeshtjen e alfabetit shqip, nje sy i vemendshem (ose me sakte nje tru i vemendshem) do te dallonte qarte se teksa Frasherllinjte qendrojne ne mes te kompleksit duke zene hapesiren qendrore dhe ne te djathte te tyre ndodhet qe nga viti 1995 Konica, per cilin personazh eshte lene hapesira bosh ne te majte…?
Ka mbetur edhe pak kohe ne fakt, ndoshta per kryetarin e ri te Bashkise te mendoje per ndonje alternative, sidomos per 100 vjetorin e Pavaresise… Alternativat jane te pafundme po ta mendosh holle-holle…
Por ka shume gjasa qe ne vitin 1995, atehere kur Berisha ishte President e qe bashkepunoi per sjelljen e eshtrave te Faik Konices nga Amerika, te mendonte se vendi ne te majte te Frasherllinjve t’i takonte pikerisht atij: demokratit Noli…
Asnjehere nuk e mori ama, seriozisht shteti shqiptar rikthimin e eshtrave te Nolit, ndonese ne nje qeveri te fundit patem edhe nje minister “vizionar” qe kerkonte te na rikthente eshtrat e Ismail Qemalit (qe preheshin prej dekadash ne Vlore)… Vend paradoksesh ky i joni, vend ironish e absurditetesh, njesoj si ne nje Disneyland…
Ne shenjestren e Berishes
1- Mozaiku i Muzeut Kombetar
Per muaj te tere ne Shqiperi u inicua nje nder debatet e para ne lidhje me trashegimine historike dhe kulturore te realizuar gjate komunizmit. Debati ishte: ta prishim apo jo mozaikun “Shqiperia” ne fasaden e Muzeut Historik? He per he, nuk eshte prishur akoma dhe nuk dihet fati i metejshem i tij. Ajo qe dihet eshte se ky mozaik i peruruar ne 28 tetor te vitit 1981 eshte me i madhi i realizuar ne Shqiperi.
2- Piramida
Tashme pjese e ndergjegjes historike dhe kulturore te kryeqytetit dhe banoreve te tij, Piramida e konceptuar fillimisht si nje muze per Enver Hoxhen, eshte gjithashtu ne shenjestren e qeverise per ta shembur e per te ndertuar ne te Parlamentin e ri.
Debati ka marre permasa nderkombetare, perfaqesues te BE, diplomate te ndryshem, por edhe studiues te shumte te huaj e vendas, kane shprehur shqetesimin e tyre per prishjen e ketij monumenti te arkitektures e te historise se qytetit.
Dalengadale, po fillon te konturohet per here te pare me baza te forta ideologjike, shkencore, pragmatiste e filozofike edhe debati nese ia vlen apo jo te ruhet trashegimia historike e nje vendi, qofte kur kjo trashegimi vjen nga vite te erreta te historise? Tjeterkund, ku lloj debati nuk do te behej kurrsesi, pasi eprgjigja eshte e qarte: ia vlen patjeter te ruhet çdo pjese e historise…
Dje, proteste kunder Topit per Piramiden
Kuvendi Civil protestoi dje para Presidences per heshtjen e ketij institucioni ne lidhje me ligjin qe i hap rruge shembjes se Piramides dhe ndertimit te kompleksit te ri parlamentar ne vend te saj. Perfaqesuesit e shoqerise civile qe kundershtuan qe ne fillim prishjen e piramides u shprehen se kalimi ne heshtje i ligjit per prishjen e Piramides nga ana e Presidentit ka bere qe te humbase besimi ne institucionin qe ai perfaqeson. Presidenti Topi nuk e firmosi dekretimin e ligjit per prishjen e Piramides, afati 20-ditor i te cilit perfundoi pardje. Ligji kaloi ne Parlament para tri javesh vetem me votat e mazhorances, pasi opozita nuk ishte e pranishme ne seance.