Veproni ne shtrat ashtu si ne tavoline

Veproni ne shtrat ashtu si ne tavoline
Ndërsa jeni duke përzier vezët, sheqerin dhe miellin, kini parasysh që herë pas here ta provoni masën e krijuar, për të parë nëse ka nevojë për të rregulluar shijen. Duhet të jeni të kujdesshëm për të kuptuar nëse duhet t'i shtoni raportit tuaj pak më shumë fantazi. Ndoshta në fillim nuk ka nevojë, sepse tërheqja ndaj njëri-tjetrit është në nivele të larta, por më vonë lind nevoja për të rritur bashkëpunimin dhe për të rregulluar marrëdhënien.

Mjafton një variacion i lehtë apo duhet një ide revolucionare? Në seks nuk ka limite. Një ide e re është edhe propozimi për të bërë dashuri në një vend ndryshe nga shtrati ku jeni mësuar zakonisht. Në fakt, fantazia në intimitet jo gjithmonë identifikohet me guximin. Është një vizion i ndryshëm që lind nga kurioziteti për të eksploruar situata të reja. Gjithsecili e konkretizon si të dojë, sipas momentit. Në fund të fundit, pasi keni ngrënë shumë torte me fruta, a nuk keni nevojë për një me çokollatë?

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama