Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që të mos lejohet mbishkrimin ”lehtësish e tretëshme” në etiketën e verës. Sipas vendimit ky është thjesht një pretendim shëndetësor, dhe nuk është e përshtatshme për pijet alkoolike. Vendimi i referohet rastit të shoqërisë gjermane Weintor Deutsches, ajo kishte përdorur në etiketat e verës “Burgunder” dhe i përshkroi ato si produkte lehtësisht të tretshëm, për shkak të reduktimit të aciditetit. Por tashmë një praktikë e tillë nuk do të ndiqet më pasi pijet alkollike vështirë se mund t’i afrohen një steriotipi të tillë.