Parashikimi i qershorit
Mesdita e se merkures ka shenuar temperaturat me te larta qe nga fillimi i ketij viti deri me 10 qershor 2009. Fundjava do te sjelle nje renie me 3 grade te temperaturave, por java tjeter, serish do te sjelle rritje te tyre.
Pjesa e dyte e muajit qershor do te kete temperatura te larta. Konkretisht, ne zonat malore temperaturat maksimale do te ngjiten deri ne 34 grade, ndersa ne zonen e ulet parashikohet qe deri ne fund te qershorit te shenohet vlera maksimale prej 38 gradesh. Bregdeti shqiptar parashikohet te kete po ashtu, temperatura te larta, kryesisht pjesa jugore e tij, ku do te shenohet edhe maksimumi prej 36 gradesh.
“Po te krahasojme muajin korrik dhe gusht, qe eshte pjesa tradicionalisht me e nxehte e stines se veres, mund te themi se korriku do te perjetoje temperatura me te larta se muaji gusht. Gjate muajit korrik do te shenohen edhe temperaturat me te larta te stines se veres, ku zonat malore do te shenojne vlera maksimale deri ne 38 grade, kundrejt 39 apo 40 gradeve ne zonen e ulet”, shkruan ne raportin paraprak instituti i parashikimeve “Meteoalb”.
I nxehti afrikan
Sipas kesaj permbledhjeje, zonat jugperendimore, te vendosura larg bregut te Jonit, por me ne brendesi te territorit, parashikohet te arrijne dhe vlerat me maksimale ne rang vendi.
Vlerat maksimale do te ngjiten deri ne mbi 41 grade Celsius. Keto vlera do te arrihen ne episodet e te nxehtit afrikan dhe do te ndodhe ne dite te veçanta te muajit. Muaji gusht do te vijoje me temperatura relativisht te larta, por pa mundur te shenojne vlera maksimale si ato te muajit korrik.