Pak a shumë të njëjtën gjë që do të bënte edhe Jennifer Lopez, nëse pak orë para spektaklit nuk do të hynte në një botë të bardhë qumësht. Në fakt, muret e dhomës së gjumit kanë ngjyrë të bardhë, gjithashtu edhe tavolina e trupimit, vazot me lule, divanet dhe qirinjtë aromatizues. Por ka një detaj që mund ta komprometojë qetësinë e ish-vajzës nga Bronksi: salca e domateve. Nëse gabimisht ndien aromën, vendi mund të transformohet në një fragment të filmit të Harry Potter, shiu i gjakut.
Duke e krahasuar me J.Lo, Alicia Keys është një divë vetëm nga pamja njerëzore. Në listën e saj këngëtarja e "No one" thekson vetëm se dëshiron të gjejë pastër banjën e saj, tetë litra ujë "Evian" e gjithashtu tre sanduiçë me ton dhe majonezë. Gjërat që nuk i duron dot janë mishi i derrit dhe patat. Këto janë kërkesa të thjeshta, duke i krahasuar me ato të Britney Spears, e cila mbi komodinë kërkon medoemos të ketë një telefon fiks të kuq. Nëse nuk është, organizatori i spektaklit paguan një gjobë prej 5 mijë dollarësh.
Për të nxitur zemërimin e Elton John mjafton të mos i vësh në dhomë 12 shishet e qelqit me ujë të gazuar "San Pellegrino" dhe gjithçka merr formë tjetër.
Radhë e gjatë makinash policie nga hoteli deri te vendi ku do të zhvillohet spektakli. Kjo është ajo që kërkon Christina Aguilera (sepse nuk duron dot trafikun). Dhoma e saj e zhveshjes duhet të ketë 24 shishe ujë mineral, por me një kusht, që të mos jenë "Evian".
Ndërsa në dhomën e djemve nga Kalifornia, "Red Hot Chili Peppers", duhet të ketë patjetër lëng me aloe-vera (gjashtë shishe njëlitërshe), krem djathi (një kilogram) dhe 5 lidhje me birrë, shpesh preferojnë edhe pica pa mocarela.
Para spektaklit, Eros Ramazzotti kërkon të çlodhet mirë. Kremrat dhe masazhet janë zgjidhja e duhur për të ardhur në formë të mirë, ndërkohë që dy persona kujdesen për trupin e tij: një masazhues dhe një masazhuese shiatsu.
Indiferente ndaj ushqimit, por jo ndaj alkoolit. E imagjinoni se kush mund të jetë? Sigurisht Amy Winehouse. Për të e rëndësishme është që në dhomë të ketë 2 shishe verë të kuqe, një vodka "Smirnoff", një shishe shampanjë dhe një arkë me birra. Të rëndësishme janë edhe cigaret, çakmakët (katër, dy prej të cilëve duhet të jenë të kuq), katër limona dhe një qyp i vogël me mjaltë, për të qartësuar zërin.
Është e pamundur që Eminem të mos nevrikoset para një koncerti. Pasi mendon se gjithçka është gati, rreperi i hedh edhe një sy të fundit listës për të parë nëse mungon ndonjë gjë. Po, mungon diçka, pula e pjekur. Gjithmonë dy orë para koncertit Eminem ha një të tillë dhe nëse ky detaj harrohet nga organizatori, atëherë është më mirë që të mos i dalë njeri përpara.
Pamje komplet tjetër dhe me shumë seriozitet në dhomën e Gwen Stefani. Këngëtarja bionde bukuroshe beson verbërisht te perimet dhe kërkon medoemos kile të tëra zarzavatesh dhe fruta, për të mbajtur në formë trupin dhe mendjen. Gjithashtu në listën e saj nuk bëjnë pjesë as duhani dhe as alkooli.
Kërkesat e Britney Spears
1. Telefon të kuq fiks (nëse nuk është, gjobë prej 5 mijë dollarësh)
2. Sallatë me ton pa misër
3. Një pjatë me sallatë frutash
4. 12 shishe me ujë "Evian"
5. Një hekur të vogël rrobash
6. 3 pako patatina me qepë dhe speca djegës
7. Dy litra lëng ananasi
8. Një arkë plot me ëmbëlsira
Kërkesat e Gwen Stefani
1. Pesë litra ujë "Fiji"
2. Një shalqi të freskët
3. Një pjatë spinaq të nxehtë
4. Një pjatë me feta ananasi
5. 6 peshqirë të bardhë
6. Një pako me vitamina C
7. Një litër qumësht
8. Një tharëse të zezë
9. Katër qirinj aromatizues
10. Një maskë për sytë
Marre nga: Gazeta Shqip