Veshja adekuate per nje rroge me te madhe

Veshja adekuate për një rrogë më të madhe
Kurse gazetarët, ekspertët për marketing apo dizajnuesit janë të njohur për nga dizajni modern i rrobave. Në këtë kategori lejohen kostumet në kombinim me këmishët ngjyrë vjollcë apo të portokalltë, kurse ngjyrat bezhë apo ‘e bardhë e pistë’ janë gjithmonë të pëlqyera te femrat. Arkitektët gati gjithmonë vishen me rroba praktike. Kostumet më të mira janë ato të ngjyrave të errëta: të zezë, ngjyrë gështenjë dhe e kaltër, kurse ngjyrat e këmishëve mund të jenë më të ‘gjalla’. Por, duhet të keni kujdes që të mos e teproni, sepse pamja juaj e jashtme mund ta irritojë ndokënd.

E portokallta, e gjelbra, e bardha dhe ngjyra vjollcë

Ngjyra e bardhë tregon se jeni të thjeshtë, të sigurt në vetvete dhe, me gjasë, të ‘zënë’. Ngjyra e gjelbër është ngjyra e paqes, shëndetit, lumturisë dhe gëzimit dhe ka një rrezatim shumë pozitiv. Ngjyra vjollcë është ngjyra e mençurisë dhe kreativitetit, kurse e portokallta është shumë energjike dhe entuziaste.

Çdo gjë e hekurosur dhe e pastër

Këpucët duhet të jenë të pastra dhe të shkëlqyeshme, duhet të keni kujdes që të mos ketë njolla në rroba, që të mos ju dalë këmisha nga pantallonat, që të mos keni flokë të krehura dhe që të keni aromë të këndshme.

Intervista e parë: rrobat ‘e matura’

Biseda e parë është ngjarje formale dhe, pa marrë parasysh se punëdhënësi nuk kërkon veshjen e kostumit, ju duhet ta vishni për intervistën e parë, për të treguar sesa seriozë jeni.

Kombinimi: e kaltër apo e zezë

Leni përshtypje dhe tregoni vetëbesim me kostum të zi apo të hirtë, me këpucë të zeza e të mbyllura, me këmishë të zezë dhe me kravatë me ngjyrë të kaltër pasteli.

Për përparim në punë: ngjyrat e errëta

Nëse visheni me stil të lehtë, shefi as që do t’ju vërejë. Kombinojeni kostumin e zi apo të hirtë me këmisha dhe kravata ngjyrë vjollcë të errët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama