Ndër profesionet, ajo që ngjall më shumë epshet mashkullore mbetet infermierja, që qëndron në shkallën më të lartë të podit. De Gregori i këndonte që 20 vjet më parë, "Do të kthehemi sërish të këndojmë dhe të bëjmë dashuri, dashuri si infermiere". Tërheqjes erotike të uniformës si meshkujt, ashtu edhe femrat, nuk kanë mundur kurrë që t‘i rezistojnë. Në sondazhin e bërë nga "Men’s Health", në vendin e dytë renditen kamerieret, ndërkohë që pas tyre vijnë stjuardesat, të cilat eksitojnë kënaqësinë e 40% të meshkujve. Vendi i fundit ndër profesioneve u takon femrave që merren me politikë. Kjo mund të jetë për faktin se të bësh seks me një ministre apo deputete ngjall një ndjenjë turpi dhe përballesh me maskilizmin, gjithnjë zotërues në marrëdhënien në çift.
Dhe për të qenë sa më transparentë, në sondazh kanë hyrë edhe femrat, të cilat janë pyetur për profesionin që i eksiton më shumë. Vendin e parë e mbajnë zjarrfikësit, ndjekur më pas nga biznesmenët, nga doktorët dhe futbollistët. Edhe mes zonjave, profesioni i politikanit nuk ngjall shumë entuziazëm erotik. Vetëm 1.7% e tyre dëshirojnë momente të zjarrta nën çarçafë me një ministër apo deputet.
Por që transformimet erotike janë mes fantazive më të votuara të meshkujve dhe femrave, këtë e demonstron edhe biznesi i dyqaneve "Sexy shop", ku në të gjithë Europën janë të ndërtuara me kostumet dhe aksesorët e një paraqitjeje të lartë erotike.
Në krye të klasifikimit qëndron padyshim shtëpia tradicionale angleze në Londër, në Ann Summers, që ka krijuar dhe mban monopolin më të maturuar të merkatos në masë të veshjeve me gomë, me lëkurë, si dhe aksesorëve e veshjeve intime. Gjithashtu ka të licencuara 135 pika shitjeje në Britaninë e Madhe, një në Spanjë dhe ka si objektiv edhe Italinë, ku më të kërkuarat janë infermieret me minifund e dekolte, si dhe femrat police me uniformë e pranga. “Hustler”, supermarketet e mëdha amerikane të erosit, të cilat kanë zbarkuar në Europë një vit e gjysmë më parë, u kundërpërgjigjet "lepurusheve" me kapelat e tyre rozë, të djallëzuara e seksi, si edhe marinaret tunduese.
Një argument që ka dhënë rezultate shumë të mira. Merkatoja është në një rritje shumë konstante dhe shitjet rriten vazhdimisht. Pajisjet më të frekuentuara? Janë pikërisht kostumet seksi, në veçanti ato si murgesha dhe infermiere. Dy kolosët më të mëdhenj të universit të "Sex shop" kanë kuptuar se veshjet e bëjnë seksin.
Stili që nuk vdes
Kohë më parë, stilistja Koko Shanel thoshte: "Moda plaket, ndërsa stili ngelet i njëjtë gjithmonë". Dhe kështu vjetrohen veshjet, ndërsa stili ngelet ai që është: diçka e rrallë, që nuk është në shitje, megjithatë i paarritshëm. Duhet gjetur guximi t’i thjeshtësosh, t’i hedhësh, ose më mirë t’i dhurosh, dhe të mbështetesh te pesë veshjet e famshme e të thjeshta (që mund të jenë edhe dhjetë, edhe dymbëdhjetë, por kurrë më shumë). Fustani i zi, trekuarti me prerje mashkullore, këmisha e thjeshtë, këpucët e sheshta, një golf me jakë të madhe të zezë, vargu i thjeshtë me perla, seti i bluzave prej kashmiri të butë dhe një fustan i thjeshtë që të tregon të hijshme dhe si një zonjë të shtresës së lartë.
Me pak fjalë, të seleksionosh pak veshje, por të mira, që nuk vdesin kurrë dhe kanë një sharm të pavdekshëm. Megjithatë, nuk duhet harruar se është veprimi i shenjtë i atyre njerëzve që nuk dinë të gabojnë. Veprimi i atyre që "kultivojnë" iluzionin sekret se mund t’u ngjajnë, edhe pse nga shumë larg, ikonave të modës, sharmit dhe stilit të pavdekshëm, zonjave të vërteta të kalibrit të Odri Hepbërn, të Grejs Kelli, apo të Xheki Kenedi. Në vitin 1934, kur Clark Globe në "Ndodh një natë" hoqi këmishën duke treguar kraharorin pa veshur poshtë bluzën e bardhë, shitjet e saj ranë me 75 për qind në të gjithë planetin. Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet "active wear", bluzat prej pambuku, pantallonat sportive, të zgjedhura nga Jennifer Beals në "Flash dance", kanë mbushur tashmë rrugët dhe palestrat e gjithë botës.