Sondazhi është autorizuar nga Instituti "Family and Parenting", i cili ditën e Hënë ka nisur fushatën për evidentimin e presioneve që po hasin familjarët.
Znj.Katherine Rake, shefe ekzekutive e institutit, tha: "Gjendja është tepër alarmuese në këto momente, pasi familjarët po përballen me një gjendje ekonomike tepër të vështirë.
Presionet financiare, janë duke rritur nivelin e ndjenjës së jashtëzakonshme të ankthit, ndërkohë që familjet janë duke e gjendur veten sa vjen edhe më të pa përgatitur, përballë këtyre kohëve të vështira ekonomike."
Marrja përsipër e ndonjë organizimi ditor, jashtë vendit konsiderohet tepër e vështirë, madje pothuajse e pamundur nga familjarët. Pesëdhjetë e pesë për qind e prindërve, pretendojnë se, shpenzimet e karburantit janë një pengesë ekonomike, ndërsa 31 për qind fajësojnë çmimet e larta të transportit publik. E gjithë kjo situatë të jep përshtypjen e një fotografie me ngjyra të dëshpëruara të familjeve, të cilat luftojnë për të përballuar ndikimin e kohëve të vështira.