Vetëm 650 teleshikues nuk e ndoqën triumfin më të rëndësishëm të historisë së vendit të tyre në futboll në ndeshjen e 1/8-ave kundër Anglisë.
Sepse 99.8% e audiencës televizive të Islandës ishte përpara kutisë magjike për të mos humbur asnjë sekondë të asaj që po ndodhte në Nisë.
Ndoshta sot, edhe këta 650 islandezë nuk do të kenë zgjedhje tjetër më të mirë, por të shohin skuadrën e tyre që të shkruajë një tjetër kapitull në historinë e këtij Europiani.
Islanda është një mrekulli. Ata janë skuadra më efikase e këtij turneu, një ekip që e mban topin më pak se të gjitha kombëtaret e tjera, vetëm 29.7%.
E çfarë rëndësie ka nëse topin sot do ta mbajnë francezët dhe në gjysmëfinalen e Marsejës shkojnë islandezët?! "Shumë njerëz i kanë nënvlerësuar ekipet e vogla, ne nuk mund ta bëjmë", paralajmëroi Patris Evra.