Kanali ka transmetuar imazhet e një burri që ndihej nga policia, e më pas kur ai është vetëvrarë me pistoletë. Fox news ka ndërprerë menjëherë lidhjen dhe ka kërkuar ndjesë.
“Ju kërkoj ndjesë për atë çfarë ndodhi”, ka thënë drejtuesi televiziv, Shepard Smith, duke shpjeguar se imazhet transmetohen 5 sekonda pasi kanë kaluar nga regjia dhe kjo është kohë e pamjaftueshme për të prerë skenat e papërshtatshme.
Incidenti shkaktoi reagime negative të menjëhershme. “Arsyeja e vetme përse transmetohen ndjekjet është shpresa për të parë një aksident. Por të tregosh dhunë të pastër nuk është informacion”, ka thënë një nga komentuesit.