Vetevritet pronari i lokalit te vrasjes se 4-fishte

Vetevritet pronari i lokalit te vrasjes se 4-fishte

Andrea Omiro, pronari i lokalit “Ante Grand”, ku ndodhi vrasja e katërfishtë, i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë. 54-vjecari ka ndërmarrë veprimin fatal pasditen e së dielës në banesën e tij në “Komunën e Parisit” në kryeqytet.

Omiro u dërgua në spital rreth orës 18:35, por mjekët nuk arritën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Dyshimet janë se 54-vjeçari ishte zhytur në depresion prej disa javësh dhe kjo e ka shtyrë drejtë vetëvrasjes.

Që pas ngjarjes, ku Kostandin Xhuvani vrau katër persona në lokalin e tij, Omiro ishte në “arrest shtëpie”. Masa e sigurisë ishte marrë pasi atij iu gjet një levë hekuri, të klasifikuar si armë e ftohtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama