Empatia
Nenkupton ndjeshmerine. Ai qe e ka kete veti, gjithmone mendon sesi do te ndihej ai sikur te ishte ne sikletin e dikujt tjeter, kolegut, shefit, apo edhe klientit. Empatia siguron parashikimin dhe njohjen e nevojave, si dhe kuptimin e te tjereve, e ne kete kuader, ndihmon edhe ne perparimin e tere punes.
Fleksibiliteti
Punetoret qe pershtaten pa veshtiresi, mund te kryejne pune te ndryshme, te pranojne caktimin e prioriteteve dhe te gjenden ne ndryshimet e medha e te shpejta. Lehte pershtatin taktiken dhe reagimin ne baze te rrethanave.
Humori
Mos e merrni jeten teper seriozisht, meqe keshtu do te kenaqeni me shume ne te. Duhet qe here pas here te beni shaka ne llogari tuaj, gje qe eshte edhe nje karakteristike e rendesishme ne pune.
Respekti
Punetoret qe kane kete veti, jane te vetedijshem per rendesine e te qenit i sjellshem dhe i kujdesshem me te gjithe. Personat e tille nxisin vetebesim te te tjeret, me çka i ndihmojne edhe vetes se tyre.
Optimizmi
Gjithmone priteni rezultatin me te mire dhe mendoni per aspektet pozitive te situates. Nese punedhenesit tuaj verejne optimizmin tuaj, atehere ata do t’ju duan me shume.
Toleranca
Njerezit tolerante respektojne te tjeret, qe kane prejardhje dhe kulture tjeter, kuptojne dallimet midis njerezve dhe grupeve. Kete dallim ata e kuptojne si perparesi per pasurimin e njohurive dhe pervojave te tyre.
Inteligjenca ‘punuese’
Planifikimi para veprimit, puna e mençme dhe analizimi, puna efikase dhe perqendrimi ne kualitet, e jo kuantitet, eshte pjese e inteligjences ‘se punes’, te cilen do te duhej ta kishin te gjithe te punesuarit.
Vetebesimi
Besimi i patundur ne vetvete duhet te bazohet ne te kuptuarit logjik te pervojes dhe karakterit personal, gje qe ka shume rendesi ne pune, por edhe ne jete. Njerezve u pelqejne personat qe kane vetebesim ne vetvete.