Vicente Del Boske zbulon anen e erret te Iker Kasijas

Vicente Del Boske zbulon anën e errët të Iker Kasijas

Dështimi në Europian ka sjellë lamtumirën e Vicente Del Boskes nga pankina e Spanjës dhe nga trajningu në përgjithësi. Trajneri ka zbuluar në një intervistë për "Cadena Ser" se i ka dërguar një mesazh falënderimi të gjithë futbollistëve që kishte me vete në Francë, pavarësisht rolit që ata luajtën në Europian, me përjashtim të njërit: portierit Iker Kasijas.

del boske kasijas

Del Boske vendosi të ulte në stol kapitenin legjendar të Spanjës, duke i dhënë hapësira David De Geas, një vendim të cilin Kasijas me sa duket nuk e ka pritur edhe aq mirë.

"Me shokët e skuadrës, ai ishte komplet në rregull, por sjellja e tij nuk ishte aq e mirë me stafin drejtues. Kjo është arsyeja pse ai ishte personi i vetëm të cilit nuk i nisa një mesazh falënderimi", shpjegoi Del Boske.

"Jam i sigurt se ai është i lënduar apo i pakënaqur nga unë dhe e kuptoj. Ai mendon se ne kemi marrë vendimin e gabuar. Por të gjithë duhet të jemi krenarë me një lojtar i cili ka luajtur 167 ndeshje me ekipin kombëtar. Nuk mendoj se 3-4 ndeshje do të dëmtojnë përmbledhjen e karrierës së tij", tha Del Boske duke lënë të kuptohet se edhe për Kasijas kishte ardhur koha e lamtumirës nga Kombëtarja.

"Unë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga Kasijas, kam një vlerësim shumë të madh për të. E njoh që kur ishte nëntë vjeç", përfundoi Del Boske.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama