Futbollistët e kombëtares islandeze janë kthyer sot në vendlindje dhe sigurisht që janë pritur si heronj ne Reikjavik, ku vendasve i ishin bashkuar shtetas nga çdo cep i këtij ishulli për të parë nga afër "fituesit moral të Euro 2016".
Ekipi ka bërë parade në rrugët e qytetit me një autobus të hapur, për të shkuar më pas në shesh.
Aty, para dhjetëra mijëra tifozëve, ata kanë festuar edhe me thirrjen e famshme të vikingëve që është kthyer praktikisht në kolonën zanore të Euro 2016.
Shihni më poshtë disa pjesëza nga festa islandeze...
Pritja e kombetares se Islandes - feste kombetare by PanoramaVideo